LEZHË- Një 24 vjecar është plagosur me armë zjarri tip pistoletë në fshatin Kolsh të Lezhës. I plagosuri është Përparim Hasani, i cili aktualisht po mjekohet në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Lezhës thotë se janë identifikuar dy autorë të ngjarjes por ende nuk është bërë e mundur kapja e tyre. Gjithmonë sipas policisë dy autorët ishin brenda një automjeti kur kanë sulmuar 24 vjecarin me armë zjarri, ndërsa ky po ecte në rrugë. Mbeten ende të paqarta rrethanat dhe shkaqt e ngjarjes.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)