I plagosuri, Vilson Zefi

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në mesditë në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Gurra pranë një lokali.


Mësohet se i plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se në Lezhë në  afërsi të Lagjes Gurra, shtetasi A.P.,  dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri  tip pistoletë Vilson Zefi, 32 vjeç, banues në Lezhë.


Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.


3 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)