Një efektiv i policisë kufitare të Shëngjinit humbi jetën, pasi automjeti me të cilin ai udhëtonte doli nga rruga.


Aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të së dielës në supestradën Lezhë-Shkodër në afersi të kryqëzimit të Kallmetit, ndërsa viktimë mbeti shtetasi Lek Nikolli 50-vjeç.


Ky i fundit po udhëtonte me automjetin e tij, tip Benz nga Lezha në drejtim të Shkodrës kur ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.


Për pasoje 50-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra, ndërsa kanë qenë kalimtarë të rastësishëm që kanë parë aksidentin dhe kanë njoftuar policinë.


Blutë të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet, ndërsa nga të dhënat paraprake mësohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtesia dhe përgjumja e drejtuesit të automjetit.


Sipas të dhënave punonjesi i policisë kufitare Lek Nikolli po kthehej nga puna për në banesen e tij kur është aksidentuar.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, në afërsi të kryqëzimit të Kallmetit. Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



 


 /Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter