Policia e Lezhës në bashkëpunim me FNSH. Shkodër, ka  sekuestruar një armë zjarri pistoletë Bereta me një krehër me 15 fishekë, 14.600 Euro, një sasi bizhuterish dhe ka vënë në pranga një 26-vjeçar si posedues të tyre.


Burime nga policia lokale bëjnë me dije se këto materiale u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip Lancia që drejtohej nga shtetasi i arrestuar, R. B, 26 vjeç, banues në Lezhë si dhe dyshohet të jenë të përfituara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.


Në ngarkim të tij veprat penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , “Vjedhja” , “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.


Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.


16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)