Policia e Lezhës, pas një hetimi 3 mujor ka arrestuar në flagrancë Krenar Mjedjan, 28 vjeç, banues në Lezhë.Sipas specilaistëve të seksionit kundër trafiqeve të paligjshme, 28 vjeçari nga muaji prill i vitit 2015, për 20 ditë ka trafikuar për qëllime prostitucioni, në qytetin e Prizrenit në Kosovë dhe më pas për 4 muaj e ka shfrytëzuar për prostitucion në qytetin e Shëngjinit kundrejt pagesave të ndryshme shtetasen K.U. 26 vjeçe, banuese në Mirditë. Krenar Mjedja akuzohet për veprat penale " Trafikim i personave të rritur" dhe "Shfrytëzim prostitucioni". Redaksia online (u.s/shqiptarja.com) 19 Ndiqni Shqiptarja.com në Facebook dhe në Twitter TAG: krenar mjedja trafik prostitucioni policia lezhe