Një njeri ka vdekur sot pasdite nga një aksident rrugor në Lezhë, konkretisht në autostradën Lezhë-Shkodër pranë fshatit Mabë. Dhe viktima, sipas policisë, është 52-vjeçari, Dedë Kulli, banor i Mabës shkruan Shekulli.


Nga hetimet paraprake mësohet se 52-vjeçari po ecte në këmbë si kalimtar, duke shkuar në shtëpi, teksa është përplasur nga një makinë, e cila është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia po heton ngjarjen dhe kapjen e autorit./Indeksonline/