Një zjarr ka përfshirë katin e 7-të të një banese në lagjen “Besëlidhja”, në qytetin e Lezhës mesditën e sotme duke e djegur plotësisht atë.
Dy zjarrfikëse shkuan në vendngjarje për të shuar zjarrin, ndërkohë banorët e banesës u nxorën jashtë dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Burime policore ende nuk bëjnë me dije shkaqet e zjarrit, ndërkohë nisin hetimet për zbardhjen e ngjarjes.