TIRANË - Zona arkeologjike në Lezhë ka nisur të betonizohet nga bashkia e cila ka nisur ndërtimin e një objekti, që sipas Drejtorisë së Monumenteve ndalohet me ligj.
Kjo situatë ka përplasur Bashkinë e Lezhës me Drejtorinë rajonale të kultures kombëtare në Shkodër, e cila e kosideron një shkelje flagrante të ligjit. Drejtori i këtij institucioni Besi Bekteshi ka deklaruar se ndërtime të tilla nuk lejohen edhe kur ato janë ndërmarrë nga shteti, pasi mbi të gjithë qëndron ligji.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe kreu i bashkisë Lezhë Viktor Tushaj. Ai ishte i prerë në deklaratën e tij. Nuk do të ketë asnjë ndërhyrje tjetër veç ndërtimit që është ndërmarrë nga njësia vendore që ai drejton.

Inspektorati ndërtimor urbanistik kombëtar në Lezhë ka ndërprerë aktualisht punimet, ndërsa pritet reagimi i saj ditën e nesërme për të ndërhyrë.
 
Ndërtimi i një objekti brenda zonës arkeologjike në qytetin e Lezhës ka sjellë reagimin e drejtorisë rajonale të kulturës, teksa këta të fundit kërkojnë pezullimin e menjëhershme të punimeve. Ndërkaq kreu i bashkisë Lezhë, Viktor Tushaj, shprehet se godina e ndërtuar do jetë provizore dhe do shërbejë si zyrë informacioni.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)