14/06/2005  Një nga figurat kryesore të opozitës në Liban, Walid Jumblatt, ka pranuar se opozita anti-siriane ka pësuar humbje të madhe në fazën e tretë dhe kyçe të zgjedhjeve parlamentare në Liban. Zgjedhjet janë të parat që zhvillohen në vend pa praninë e trupave siriane. Raundi I zhvilluar dje, në rajonin e Malit të Libanit dhe Luginën Beka, do të vendosë fatin e pothuaj gjysmës së vendeve të parlamentit. Pjesëmarrja në votim llogaritet se ishte rreth 50 përqind. Walid Jumblatt, udhëheqësi druzhe dhe figura kryesore e opozitës anti-siriane, ka pranuar se ai dhe aleatëte tij pësuan humbje të mëdha në zgjedHjet e së dielës. Rezultatet e para zyrtare priten të mësohen të hënën në mesditë, por mbështetësit e Michel Aoun, ish-gjeneralit të ushtrisë, tashmë kanë festuar atë që ata po e cilësojnë fitore bindëe. Kjo ishte një garë shumë e barabartë për 58 vende, pothuajse gyjsma e parlamentit.