Liberalizimi i vizave pa diskutim do sjelle me shume te turiste te huaj ne Shqiperie thote ipa. Sipas tij tek te huajt do kete nje efekt psikologjik lajmi mediatik se Shqiperia hoqi vizat e kjo do i ngacmoje qe te vijne ketyre aneve. Sa per ate se a eshte ne gjendje - ne rastin konkret Saranda - tua plotesoje konditat per disa ore apo dite te kendshme kjo eshte relative. Sipas ipes me e rendesishmja eshte se ne nje sens te huajt nuk ballafaqohen me ate imazh bardh e zi qe kane per Shqiperine dhe kjo ne pjesen me te madhe te tyre.





Kjo pasi vijon iluzioni qe ketu mund te hasesh njerez me arme rruges. Dhe gjeja e pare qe u ben pershtypje- thote ipa - eshte se nuk shikojne njerez te tille por shohin njerez normale ne perditshmerine e zakonshme rini te veshur mire e ne menyre moderne si dhe shohin shume Mercedez-e nje shenje per ta se jeta ne kete vend nuk shkon dhe aq keq. Por ama - shton ai - u bejne pershtypje dy gjera se perse makinat duhet te jene te parkuara dhe mbi trotuar dhe se pse makinat kane perparesi ndaj kalimtareve dhe jo e kunderta