Kryengritja kundër Gadafit do të marrë fund brenda 48 orësh. Të paktën kështu premton djali i tij, Saif al Islam. Ndërsa ofensiva e trupave qeveritare përforcohet, Bengazi njoftohet të jetë kalaja e fundit e kryengritësve.
Saif al Islam gjatë një interviste për rrjetin televiziv Euronews ka sfiduar edhe një vendim të mundshëm për zonën e ndalim-fluturimit mbi Libi.
“Operacionet ushtarake janë në përfundim, brenda dy ditësh gjithcka do
të ketë përfunduar. Forcat tona ndodhen pothuajse në Bengazi dhe çfarëdo
vendimi të merret do të jetë shumë vonë”, ka deklaruar ai.
Sipas Al Islam, kryengritësit që ai i cilëson tradhëtarë, do të lejohen
të largohen nga vendi. Kufijtë ndodhen tashmë të përmbytur nga njerëz që
ikin nga Libia e sipas Gadafit të ri ata që kanë kryer krime ndaj
popullit mund të largohen drejt Egjiptit.
Qyteti i Axhbadijas, 150 km në jug të Bengazit ndodhet tashmë në
kontrollin e plotë të forcave qeveritare, sikundër dhe shumica e
impianteve të industrisë së naftës.
Saif al-Islam në koment të njohjes nga Franca të autoritetit të
kryengritësve, ka ironizuar presidentin Sarkozy. Sipas tij, ky i fundit
duhet të kthejë paratë e marra nga Libia për të financuar fushatën e tij
elektorale, para se të ndërmarrë veprime të tilla. “Jemi të zhgënjeyr
me të. Ne e financuam dhe jemi gati ta dëshmojmë këtë me detaje” tha tha
al Islam.
Ndërkohë, Britania dhe Libani që mbështesin ndalim fluturimin mbi Libi
qarkulluan një draftë rezolutë në KS të OKB që mund të autorizojë një
zonë të tillë, por asnjë vendim nuk është marrë deri tani.
Juli Islami