“Ura e Rrapunit”, qe ndodhet ne aksin rrugor Librazhd-Stebleve, qe prej kesaj te hene ka dale jashte funksionit.

Shkak i demtimit te saj u be kalimi mbi te i mjeteve te tonazhit te rende, te firmes qe punon per rehabilitimin e aksit rrugor Librazhd-Stebleve.

Megjithese disa here policia rrugore kishte ngritur zerin per kalimin e ketyre mjeteve, firma ndertuese i shperfilli paralajmerimet.

Nje prej automjeteve ka qene i ngarkuar me zhavorr dhe ka patur nje peshe rreth 70 tone. E pamundur ta perballoje kete peshe, ura eshte shembur duke u rrezuar bashke me kamionin, por pa shkaktuar viktima.

Nga kjo situate eshte krijuar kaos pasi shume nxenes dhe mesues kane mbetur te bllokuar ne te dyja anet e rruges.

Ekspertet po merren me verifikimin e ngjarjes dhe arsyet se perse jane shkelur rregullat e sigurimit teknik. Kjo ure eshte montuar aty pasi ura e meparshme ishte shembur nga vershimi i lumit.

E vendosur perkohesisht deri ne ndertimin e nje ure te re, ajo ishte e vetmja mundesi komunikimi per banoret.

Megjithese aso kohe specialistet vendosen edhe tabela paralajmeruese ku nuk lejoheshin ngarkesa me shume se 24 tone, komopania e ndertimit i shperfilli tabelat.