Keta te dy kishin nje afere?


Një biografi e re e autorit Don Fulsom, një reporter veteran në Uashington, i cili ka mbuluar vitet kur Richard Nixon ishte president i SHBA, zbulon se ish- presidenti kishte probleme me pijen, rrihte gruan e tij dhe kur u inaugurua kishte lidhje me mafian, përfshi këtu padrinon e Nju Orlinsit, Carlos Marcello. Në atë kohë ai ishte një nga mafiozët më të mëdhenj në SHBA.


Kur ishte menduar se imazhi i Nixon është i goditur mjaftueshëm nga skandali i Uotergejtit, ky libër hedh aq akuza sa do linin këdo me gojëhapur. Në libër thuhet se Nixon, që shfaqej si një homofobik, në fakt kishte një aferë gej. Fulsom argumenton se Nixon kishte aferë homoseksuale më një mikun e tij më të mirë dhe të besuar, një person të lidhur me mafien, një sekser të quajtur Charles Bebe Rebozo.


Biografia pritet të dalë në librari muajin tjetër, që përkon me daljen e një filmi që flet për një tjetër aferë homoseksuale që ka tronditur Amerikën. Bëhet fjalë për ish- shefin e FBI J. Edgar Hoover, i cili dyshohej se ishte gej.