Pekin, 26 gusht – Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-il, ka filluar vizitën në Kinë, kanë raportuar mediet jugkoreane.


Agjencia e lajmeve Yonhap ka cituar një zyrtar jugkorean të ketë thënë se ka “shenja” se Kim Jong-il po përdor trenin e tij special për vizitë, transmeton BBC.




Së bashku me liderin Jong-ill, në vizitë gjendet edhe i biri i tij Kim Jong-un.


Herën e fundit, lideri verikorean, e kishte vizituar Kinën në muajin maj, me ç’rast ishte takuar me presidentin Hu Jintao.


Ka spekulime të zgjeruara se lideri Kim është dobët me shëndet, pas një sulmi në tru në vitin 2008.


Në përgjithësi, Pekini dhe Pyonyangu i pranojnë vizitat e tilla vetëm pasi të përfundojnë.