Lideri militant çeçen, Doku Umarov, ka kërcënuar Turqinë me masa hakmarrëse të paspecifikuara, pas vrasjes së një numri militantësh të Kaukazit, në territorin e Turqisë.


Përmes një audio, lideri Umarov, ka shprehur dyshime se militantët ishin vrarë nga agjentët rusë, aktivitetet e të cilëve ishin lejuar në mënyrë të qëllimshme nga shërbimet sekrete të Turqisë.


Në muajin shtator, tre persona nga Kaukazi, u vranë afër një xhamie në Stamboll.


Hetuesit rusë thanë se dy prej tyre ishin çeçenë të dyshuar për sulmin vdekjeprurës me bombë në aeroportin e Moskës, këtë vit.


Umarov, i cili e udhëheq të ashtuquajturin Emirat të Kaukazit, që dëshiron krijimin e shtetit islamik në Kaukazin rus, kishte marrë përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse në Moskë, përfshirë edhe atë në aeroport, në muajin janar, ku u vranë 37 persona.