Turqi 


lideri pro kurd_1Kryetari i opozitës prokurde në Turqi, HDP, ka akuzuar partinë në pushtet se me sulme nacionaliste po nxit Turqinë drejt një lufte civile. Për momentin askush nuk është vrarë, ka thënë Selahattin Demirtas, por ne po përballemi me një fushatë nxitëse. Aktet e dhunës të verifikuara mes ushtrisë turke dhe militantëve kurdë janë përshkallëzuar në lindje të Turqisë që nga shfuqizimi i armëpushimit në muajin korrik. Demirtas ngriti dyshime nëse zgjedhjet mund të mbahen në një kohë kur në Turqi janë ngritur 100 zona ushtarake të përkohshme, kryesisht në afërsi të juglindjes së banuar me kurdë. Ai tha se, në dy ditë ka pasur të paktën 400 sulme ndaj zyrave të Partisë Demokratike të Popullit. Kryeministri Ahmet Davutoglu reagoi në “Twitter” ndaj sulmeve: Është i papranueshëm dëmtimi i zyrave të mediave, partive apo pronave të qytetarëve të thjeshtë, u shpreh ai.


Ky shkrim Lideri prokurd: Po shkojmë drejt luftës civile! u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.