Nё grupin A, Ajaksi nuk shkoi mё shumё se njё barazim pa gola nё shtёpi ndaj skuadrёs rumune tё Timishoaras, kurse Anderlehti mundi nё transfertё Dinamon e Zagrebit 2-0.

Herta e Berlinit barazoi 1-1 nё fushёn e vet kundёr letonezёve tё Ventspils nё ndeshjen pёr grupin D. Nё takimin tjetёr tё kёtij grupi, Sportingu i Lisbonёs arriti njё fitore tё vёshtirё 3-2 nё Hollandё pёrballё Herenvenit.

Steaua Bukuresht-Sherif Tiraspol 0-0 dhe Fenerbahçe-Tvente 1-2 ishin takimet e vlefshme pёr grupin H.
Nё grupin I, Benfika dhe Evertoni nuk e patёn aspak tё vёshtirё nё fushat e tyre, duke fituar pёrkatёsisht pёrballё Bate Borisovit 2-0 dhe AEK-ut 4-0.

Kampionёt nё fuqi tё Shaktar Donjeckut e filluan bindshёm misionin e tyre pёr mbrojtjen e titllit tё fituar sezonin e kaluar. Ukrainasit ituan me lehtёsi nё transfertё ndaj belgёve tё Bryzhit 1-4. Ndeshja tjetёr pёr grupin J ishte ajo midis Partizanit tё Beorgadit dhe Tuluzёs, ku francezёt fituan 3-2.

Hollandezёt e Psv Einthovenit morrёn njё barazim me vlera nё njё fushё tё vёshtirё si ajo e Spartёs sё Pragёs. 2-2 pёrfundoi takimi i luajtur nё Çeki. Nё ndeshjen tjetёr tё grupit K, rumunёt e Kluzh mposhtёn 2-0 nё shtёpi Kopenhagenin.

Nё grupin e fundit, Atletiko Bilbao shkatёrroi Austrinё e Vjenёs nё fushёn e vet me rezultatin 3-0, ndёrkohё qё Verder Bremen fitoi me vёshtirёsi nё Portugali pёrballё vendasve tё Nacional 3-2.

Ja rezultatet e ndeshjeve tё luajtura mbrёmё:

Grupi A
Ajaks 0 – 0 Timishoara
Dinamo Zagreb 0 – 2 Anderleht

Grupi B
Lilё 1 – 1 Valencia
Xhenova 2 – 0 Slavia Praga

Grupi C
Hapoel Tel-Aviv 2 – 1 Selltik
Rapid Vjena 3 – 0 Hamburg

Grupi D
Herta Berlin 1 – 1 Ventspils
Herenven 2 – 3 Sporting Lisbona

Grupi E
CSKA Sofia 1 – 1 Fulham
Bazel 2 – 0 Roma

Grupi F
Panathinajkos 1 – 3 Gallatasaraj
Shturm Grac 0 – 1 Dinamo Bukuresht

Grupi G
Lacio 1 – 2 Salsburg
Vijareal 1 – 0 Levski Sofia

Grupi H
Steaua Bukuresht 0 – 0 Sherif Tiraspol
Fenerbahçe 1 – 2 Tvente

Grupi I
Benfika 2 – 0 Bate Borisov
Everton 4 – 0 AEK

Grupi J
Bryzh 1 – 4 Shaktar Dinjeck
Partizan i Beogradit 2 – 3 Tuluzё

Grupi K
Sparta Praga 2 – 2 Psv Einthoven
Kluzh 2 – 0 Kopenhagen

Grupi L
Atletik Bilbao 2 – 0 Austria Vjenё
Nacional 2 – 3 Verder Bremen