Po sot është hedhur shorti edhe për skuadrat çerekfinaliste të Ligës së Europës.


Takimi më interesant i kësaj faze është ai mes Liverpulit dhe Dordmundit. Jurgen Klop tashmë në krye të stolit të Liverpulit, do të përballet me të kaluarën e tij.


Një ndeshje mjaft interesante është edhe ajo mes Atletik Bilbaos dhe Sevijas. Dy sfidat e tjera janë ato mes Bragës dhe Shahtjor Doneskut dhe Vijareal-Sparta e Prages.


Ndeshjet e vajtjes luhen më 7 prill, të kthimit më 14.


Ndeshjet


Braga – Shahtjor Donesk


Vijareal – Sparta e Pragës


Dordmund – Liverpul


Atletik Bilbao – Sevija