Në grupin A, Anderlehti kryesues do të presë në shtëpi Timisoaran e vendit të tretë, ndërkohë që Ajaksi i vendit të dytë (5 pikë, aq sa Anderlehti) do të luajë në fushën e Dinamos së Zagrebit që mbyll tabelën me 0 pikë.
Francezët e Lilës, kryesues në grupin B, do të presin Xhenovan në një ndeshje që premton emocione dhe që do të vendosë shumë mbi fatet e këtij grupi. Valencia do të udhëtojë drejt Çekisë për t’u përballur me Slavian e Pragës.
Gjithçka e hapur edhe në grupin C, aty ku Hapoel Tel-Avivi dhe Hamburgu udhëheqin me pikë të barabarta (6 pikë) dhe sot do të luajnë përkatësisht ndaj Rapidit të Vjenës dhe Sëlltikut.
Kryesuesit e grupit D, Sporting Lisbona (9 pikë) dhe Herenveni (4 pikë) do të luajnë në fushat e tyre, përkatësisht kundër Ventspilsit dhe Hertës së Berlinit.
Roma e Klaudio Ranierit, që ndodhet në vendin e tretë me katër pikë, do të luajë në “Olimpiko” ndaj Fulhamit të vendit të dytë (5 pikë kanë anglezët). Kurse Bazeli kryesues pret në Zvicër CSKA-në e Sofies që mban vendin e fundit.
Ndeshje në transfertë për kryesuesit e grupit F, Gallatasarajin dhe Panathinajkosin. Turqit luajnë në Rumani përballë Dinamos së Bukureshtit, ndërkohë që grekët udhëtojnë drejt Austrisë për t’u përballur me Shturm Gracin.
Sfidë interesante në “El Madrigal”, aty ku vendasit e Vijarealit do të presin Lacion, që në kampionatin italian nuk po kalon një formë të mirë. Kurse Salzburgu që kryeson me pikë të plota grupin G, do të luajë në transfertë ndaj Levski Sofies që nuk ka asnjë pikë.
Fenerbahçe-Steaua Bukuresht dhe Tvente-Sherif Tiraspol janë dy përballjet që rezervon grupi H. Përplasje kryesuesish në grupin I, aty ku Evertoni dhe Benfika do të përballen me njëri-tjetrin, për të përcaktuar udhëheqësin e grupit. Anglezët do kërkojnë hakmarrjen për atë humbje të turpshme 5-0 para dy javësh. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, AEK-u i Athinës pret në shtëpi Bate Borisovin.
Shaktar Donjetsku, kampioni në fuqi dhe kryesuesi absolut i grupit J, do të luajë në transfertën e Francës ndaj Tuluzës, kurse Partizani i Beogradit pret në shtëpi Bryzhin.
Në grupin K, Psv Einthoveni udhëton drejt Danimarkës për t‘u ndeshur me vendasit e Kopenhagenit, ndërkohë që Kluzhi dhe Sparta Praga do diskutojnë me njëri-tjetrin vendin e dytë.
Verder Bremen, kryesues i grupit L, do të luajë në fushën e vet ndaj Austrisë së Vjenës. Nacional-Atletiko Bilbao është takimi tjetër që do të luhet në kuadër të grupit të fundit.
Liga e Europës, të gjitha ndeshjet që do të luhen sot:
Grupi A
Anderleht – Timisoara
Dinamo Zagreb – Ajaks
Grupi B
Xhenova – Lilë
Slavia Praga – Valencia
Grupi C
Hamburg – Sëlltik
Rapid Vjena – Hapoet Tel-Aviv
Grupi D
Herenven – Herta Berlin
Sporting Lisbona – Ventspils
Grupi E
Roma – Fulham
Bazel – CSKA Sofia
Grupi F
Dinamo Bukuresht – Gallatasaraj
Shturm Grac – Panathinajkos
Grupi G
Levski Sofia – Salzburg
Vijareal – Lacio
Grupi H
Tvente – Sherif Tiraspol
Fenerbahçe – Steaua Bukuresht
Grupi I
AEK – Bate Borisov
Everton – Benfika
Grupi J
Partizan Beugrad – Bryzh
Tuluzë – Shaktar Donjetsk
Grupi K
Kluzh – Sparta Praga
Kopenhagen – Psv Einthoven
Grupi L
Nacional – Atletiko Bilbao
Verder Bremen – Austria Vjena