Gentian Stojku shënoi golin e cmuar në fitoren 1-0 të Elbasanit në ndeshjen e parë të turit të parë të Ligës së Kampioneve kundër kampiones së Lituanise, Ekransas. Një gol i shënuar në minutën e 78-të duke qenë edhe goli i parë i shënuar nga verdheblutë shqiptarë në Ligën e Kampioneve.
Pjesa e parë nisi shumë e shpejtë për vendasit kur Dorian Bylybashi mund të shënonte në minutën e 2-të, por më pas ajo eshtë zhvilluar me ritëm të mesatar dhe rastet kanë qenë të pakta, ku vecohet vetëm një goditje e Dorian Bylkbashit në minutën e 2-të dhe të 41, top i grushtuar nga portieri mik.
Në pjesën e dytë Elbasani bëri shumë përpjekje duke qenë në superiotitet në fushë. Daniel Xhafaj goditi bukur në minutën e 58-të duke sjellë një tjetër ritëm të lojës se kampiones sonë.
Elbasani shënoi me anë të Gentian Stojkut në minutën e 79 që goditi bukur me kokë pas një krosimi të saktë nigerianit Abraham. Elbasani ishte në epërsi gjatë gjithë ndeshjes dhe rezultati duhet të ishte më shumë se 1-0.
Në fundin e takimit Daniel Xhafaj pati rastin më të mirë për të shënuar golin e dytë, me anë të Daniel Xhafës dhe Safet Osjes por portieri mik, lojtari më i mirë i Ekranas, shpëtoi portën nga golat e sigurtë. Në sekondat e fundit të ndeshjes, kapiteni i Elbasanit, Nevil Dede nuk lejoi miqtë nga Lituania të shënonin golin e barazimit.
Elbasanin e pret një ndeshje e vështirë në takimin e kthimit teksa i duhet të mbrojë rezultatin 1-0.
Elbasani merr pjesë për herë të dytë në Ligën e Kampioneve. Për herë të parë ka marrë pjesë në edicionin 1984-1985 ku është mundur dy herë me rezultatin 3-0 nga kampionia e Finlandës, Lyngby.
Ekranas ndryshe nga Elbasani që sapo përfundoi pjesën e parë të fazës përgatitore, Ekranas ndodhet në gjysmën e rrugës së kampionatit lituanez, ku ndodhet në vendin e dytë.

Skeda e ndeshjes
Elbasani 1
Ekranas 0
Shenues: Stojku 79\'
E marte 12 korrik 2006, ora 17:30, ne stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" te Elbasanit
Elbasani: Kotorri, Brahja, Dede, Vrapi, Abraham, Kaci (59\' Xhafaj), Osja, Capja (70\' Stojku), Qorri, Bylykbashi, K.Dalipi (74\' Nora), Trajner: I. Daja
Ekranas: Skrupskis, Skroblas, Banevicius, Klimavicius, Paulauskas, Kucys (82\' Gardzijauskas), Luksys, Mihalcuks (89\' Saulenas), Tomkevicius, Savenas, Kavaliauskas (61\' Slekys), Trajner: L. Virginijus
Gjyqtare: B. Vasques, A. Gallardo, C. Villate (Spanje)
Vezhgues: H. Brummayer (Austri)
Kartona te verdhe: Capja / Paulauskas, Kavaliauskas