Qeveria ka diskutuar dje ne lidhje me disa ndryshime ne ligjin "Per te huajt". Ky projektligj parashikon edhe disa ndryshime ne kete ligj ne lidhje me te drejtat e ligjshme te punetoreve migratore ne vendin tone. Ne draft theksohet se te huajt qe vijne per te punuar ne Shqiperi kane te drejte te trajtohen ne menyre te barabarte me shtetasit shqiptare ne lidhje me kushtet e punes, perfshire edhe dispozitat per largimin nga puna. Po keshtu, drafti ka per qellim thjeshtezimin e procedurave administrative te dhenies dhe te riperteritjes se lejeve te punes ne nivel qendror dhe rajonal. Eshte parashikuar dhe marrja e vizave dhe detyrimi qe ata kane per te qendruar ose jo ne Shqiperi.