Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, tha sot se shkaku i krizës politike janë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.


Ai kërkoi dialog mes klasës politike, përmes të cilit të projektohet edhe kodifikimi i një tjetër ligji për zgjedhjet.


Topi: Kjo është drama e madhe e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, që e kthen Shqipërinë në një situatë bipolarizimi. FRD i qëndron në mënyrë konseguente propozimeve të saj. Në rast se do të dalim nga kjo situatë politike, partitë pavarësisht pozicionit të tyre, nëse janë brenda nëpër zyrat e shtetit apo se janë në bulevard në çadër, duhet ri rikthehen komunikimit të dialogut. Nëpërmjet një dialogu të zgjidhin problemin, të projektojnë një ligj modern për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndryshe do të vazhdojë kalvari i kontestimit. Shqipëria ka nevojë të pastrohet dhe pastrimi duhet të fillojë pikërisht me atë që është gjëja më e rëndësishme për demokracinë, dita e zgjedhjeve.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter