nishaniPresidenti Bujar Nishani duket se nuk do ta dekretojë ligjin për Arsimin e Lartë pa zhvilluar më parë konsultimet me grupet e interesit.


Ligji i Arsimit të Lartë, i miratuar nga Kuvendi të martën, vetëm me votat e mazhorancës, është kundërshtuar nga një pjesë e petagogëve dhe studentëve, por edhe nga opozita.


Zyra për styp e Presidencës thekson se, takimi konsultues është parashikuar të zhvillohet në Presidencë ditën e hënë në orën 11:00. Tashmë, ligji i Arsimit të Lartë pas miratimit në Kuvend pritet të marrë dhe firmën e kreut të shtetit, për dekretim.


Takimi vjen pikërisht në kuadër të kundërshtimeve që disa akademikë dhe pedagogë kanë kundër ligjit.


Partia Demokratike i ka drejtuar një apel Kreut të Shtetit për të mos dekretuar ligjin, por ka paralajmëruar edhe ankimimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.