Komisioni i Ligjeve ka miratuar mes debatesh ligjin e regjistrimit të emigrantëve. Në praninë e ministrit të Brendshëm deputetët e opozitës kërkuan që ky ligj të diskutohej në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore me pretendimin se adresa mund të ketë ndikim zgjedhor, gjë që u hodh poshtë nga Kreu i Komisionit të Ligjeve. Në lidhje me këtë çështje, nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar menjëherë, duke pyetur sesi do i garantohet e drejta e votës së emigrantëve kur vendbanimin e kanë jashtë territorit të Shqipërisë. "Kështu përjashtohen 1 milionë e gjysmë votues emigrantë. Ky ligj është një minë me fitil të shkurtër pasi i mohon të drejtën e votës emigrantëve. Ky ja mohon dhe në mënyrë selektive do të kërkoni t'ja jepni të drejtën e votës. Manipulimi i listës së zgjedhësve është huq i vjetër i mazhorancës" - bëri me dije Bylykbashi, i cili në fjalën e tij i bëri thirrje që mazhoranca ta tërheqi këtë ligj në këtë formë. Kjo është një çështje e komisionit të reformës zgjedhore. Ndërsa deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, e cilësoi ligjin e regjistrimit të emigrantëve, si një akt ligjor pozitiv, pasi ndikon në krijimin e marrëdhënies së re me emigrantët. Ndërkaq, Vasili tha se fjala refuzohet e rëndë, ndërsa sa i përket komisionit të reformës, dhe shtoi se duhet të punojë me produktin që ka para dhe jo me atë që pritet të ndodhë. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani, argumentit të Vasilit se regjistrimi i emigrantëve shënon një akt ligjor pozitiv, j'u përgjigj se kjo është një propagandë boshe. "Ligji ofron shërbimet të gjëndjes civile. Ligji tjetër thotë se duhet të votosh në bazë të vendbanimit. Këtu kemi përplasje mes dy ligjeve" - j'u kundërpërgjigj Ristani, teksa deklaroi se kjo duhet harmonizuar me kodin zgjedhor.Por nga ana tjetër nuk ka munguar reagimi i deputetit të Partisë socialiste, Alfred Peza, i cili tha se sistemi zgjedhor ekziston se ekzistojnë Shqipëria dhe shqiptarët. Sipas Pezës, opozita dëshiron që problemet e komisionit ti sjellin këtu te ligjet. "Ju keni paranojë, mirëpo mos regjistrimi i njerezve e cënon votën e lirë"- u shpreh Peza gjatë reagimit të tij. Mirëpo në këndvështrimin e deputetit të Partisë Demokratike Eduart Halimi, ky ligj, bie në kontraditkë në përputhje me kodin e votimit. Halimi tha se sipas ligjit do kem adresë në Shqipëri dhe një jashtë shtetit, ku sipas qëndrimit të tij, kjo gjë bie në kontradiktë me kodin për votimin. "Në fq 2 pika 5 ju doni adresën atje që ti taksoni atje ku janë. Ju po kërkoni të nxirrni ujë nga guri. Si i mohoke ti të drejtën emigrantëve për shërbime nëse nuk regjistrohet" - theksoi deputeti i PD-së. Ndërsa deputeti socialist Pandeli Majko shtoi se, ti thuhet një emigranti se ne nuk të regjistrojmë ty se kemi frikë për manipulime kjo nuk qëndron. "Karta e identetitetit falsifikohet lirshëm mbi ligjin 999, tani me këtë ligj s'ndodh më" - deklaroi Majko. Ndërsa Oerd Bylykbashi ju drejtua Majkos se kërkoni të ndryshoni vendbanimin nga a në b dhe kjo b është jashtë vendit. Por qëdrimet e opozitës sipas Bashkim Finos, janë paragjykime në shkallë sipërore. "Ky ligj nxjerr adresat e emigrantëve. Emigrantët me këtë nuk paguajnë taksa vendore për shpinë që kanë këtu kur i paguajnë taksa atje" - ishte fundi i debatit në Komisionin Ligjor, ku u diskutua në lidhje me regjistrimin e adresave të emigrantëve shqiptarë.