"Ligji për nënshkrimin elektronik është një thirrje elektronike, dhe një ligj i domosdoshëm për moshën dixhitale të vendit, për përpjekjet tona". Kështu e ka cilësuar Kryeministri Berisha ligjin për nënshkrimin elektronik. Sipas tij, ky ligj është përgatitur nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj, me financimin e GTZ-së. "Ligji jashtëzakonisht i domosdoshëm për përdorimin e gjerë, masiv, të procedurave dixhitale, elektronike, është mbarësi, sepse ky do të jetë ligji i përpjekjeve të mëdha për epokën e dixhitalizimit, që duhet të vijë si një finalizim i një serie të gjerë procedurash, tashmë të dixhitalizuara, dhe të tjera që do të shtohen. Por ligji ka domosdoshmëri absolute për funksionimin e saj", tha më tej Kryeministri. "Ligji është jashtëzakonisht i domosdoshëm për përdorimin e gjerë e masiv të procedurave elektronike", u shpreh ai. "Ky do të jetë viti i përpjekjeve të mëdha për epokën e dixhitalizimit, ku pritet finalizimi i një serie të gjerë procedurash elektronike", tha ai.