E marte 30 Tetor 2012 1819

Sherbimi informativ shteterorSherbimi informativ shteteror dhe opozita ndajne te njejtin shqetesim per nevojen e rregullimit te kontrollit parlamentar mbi sherbimet sekrete. Ne nje tryeze te organizuar nga instituti per ndermjetesim dhe demokraci ku edhe pse te ftuar mungonin perfaqesues nga maxhoranca deputete dhe figura te njohura te Partise Socialiste risollen ne vemendje ligjin e bllokuar ne parlament prej vitit 2010 per mbikeqyrjen parlamentare mbi sherbimet e inteligjences ligj i cili nese do te ishte miratuar do te zgjidhte edhe problematiken e ngritur nga opozita per pergjimet e paligjshme nga sherbimi informativ i ushtrise.



Shqetesimi i opozites ka gjetur mbeshtetje edhe nga sherbimi informative shteteror. Sajmir Kodra inspektor I pergjithshem ne kete institucion ka mbeshtetur miratimin e ligjit per mbikeqyrjen parlamentare si dhe ka kerkuar ngritjen e nje strukture te posacme nga kuvendi qe te kontrolloje sherbimet sekrete pasi keshtu shmanget kontrolli nga persona jo-kompetente ne kete fushe. Ligji per mbikeqyrjen parlamentare ne sherbimet sekrete eshte hartuar ne bashkepunim me OSBE por qe prej vitit 2010 mbetet I bllokuar ne parlament.





Komente

Facebook