Ligjvënësit sllovakë kanë votuar me shumicë dërrmuese për heqjen e imunitetit.


Parlamenti prej 150 deputetësh ka votuar me 144 vota pro ndryshimit në Kushtetutë, ndërkohë që 6 deputetë kanë abstenuar nga votimi.


Hqja e imunitetit më herët ka qënë i papranueshëm, por thirrjet publike për eliminimin e tij janë rritur në muajt e fundit, pas zbulimit të një skandali financiar.


Rasti i njohur si “Gorilla” është shfaqur në internet në muajin dhjetor, duke sugjeruar se një grup financiar ka korruptuar politikanë të qeverisë dhe të opozitës më 2005-2006, për të përfituar nga privatizimi.


Rregullat e reja për imunitetin do të hyjnë në fuqi më 1 shtator.


Ndonëse ligjvënësit humbasin imunitetin nga ndjekja penale, për arrestimin e tyre nga policia do të vazhdojë të jetë i nevojshëm miratimi parlamentar.