Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Kujtim Mirin, kushëririn e gjyqtarit Shkëlqim Miri i cili dyshohet se ka luajtur rolin e sekserit për marrjen e 300 mln lekëve të gjetura në shtëpinë e gjyqtarit.


Kujtim Miri është një nga personat e arrestuar dhe që pretendohet se ka marrë lekët e familjarëve të të dënuarit Gentian Doda, i akuzuar për dy vrasje dhe që u la i lirë nga gjykatësi i Apelit, Shkëlqim Miri.


Një ditë më parë Krimet e rënda lanë në burg gjyqtarin Miri. Avokati i gjykatësit pretendoi se ky i fundit vuante nga një sëmundje e rëndë dhe paratë e gjetura në banesë ishin mbledhur për kurimin e tij jashtë vendit.


13 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)