Sokol Paja

Lëndimi në këmbë i Arjan Beqajt ka rikthyer "gardianin" verdheblu në përfaqësuese. Portjeri i kombëtares shqiptare Ilion Lika vetëm pak minuta para nisjes për në Slloveni ka dhënë një deklaratë ekskluzive për gazetën tonë, ku ka thënë se "rikthimi në kombëtare ishte një gëzim i papërshkrueshëm". Ftesa që më bëri Baric më impresionoi shumë dhe më thënën të drejtën e prisja, pasi jam në formë shumë të mirë, dhe edhe kur nuk luaja jam stërvitur shumë me qëllim që të isha i gatshëm kurdo herë dhe të mos humbisja formën time. Duket se forma e mirë që ka treguar me fanellën e Elbasanit ka rënë në syrin e stafit kuqezi me në krye trajnerin kroat Otto Baric, i cili në fillimet e tij në kombëtaren Shqiptare ka deklaruar se Lika është një portjer shumë i mirë. Për rikthimin në kombëtare portieri Lika ka falënderuar FSHF-në dhe në vecanti trajnerin Baric që i krijoi edhe një herë mundësinë që të tregojë vlerate vërteta si portier. Si më të rëndësishmen Lika tregon se rikthimi i tij në kombëtare ishte një bast i fituar me veten e tij dhe atyre që tentuat sipas tij t'i shkatërrojnë karrierën futbollistike. Lika tregon se gjithmonë ka respektuar vendimet e trajnerit Baric dhe thotë se mbi të gjitha rëndësi ka kthimi i tij dhe aktivizimi nuk përbën ndonjë rëndësi të madhe, pasi sipas tij këtë gjë do ta tregojë në momentin më të parë që do i krijohet mundësia. Sipas Likës" Un jam në formë shumë të mirë" dhe nëse aktivizohem besoj se nuk do të zhgënjej askënd.
Si e pritët ftesën për rikthimin tuaj në kombëtare?
Natyrisht ishte një gëzim shumë i madh dhe sigurisht këtë do ta shpërblej me paraqitje të mirë. Megjithëse u largova për një problem personal me ekipin që luaja, natyrisht u zhgënjeva për lënien time jashtë kombëtares, por u krijua mundësia dhe jam i lehtësuar në shpirt për atë që ndodhi dhe tani jam përsëri pjesë e ekipit kombëtar. Kjo ftesë ishte një gëzim i papërshkrueshëm dhe kam shumë besim se së shpejti do të zë atë vend që më takon në kombëtaren shqiptare të futbollit.
Shpresoni ta filloni ndeshjen nga minuta e parë? E meritonit kthimin në kombëtare?
Kryesorja për mua është që u riktheva dhe shpresoj që të jap më të mirën për ekipin dhe të shpërblej të gjithë ata që besuan në mua dhe më rikthyen në kombëtare. Nuk ka shumë rëndësi që do ta nis apo jo takimin nga minuta e parë , por rëndësi ka që jam përsëri pjesë e ekipit kombëtar dhe për këtë falënderoj FSHF-në, dhe në vecanti trajnerin Baric që më dha një tjetër mundësi që të tregoj vlerat e mia në ekipin kombëtar. Unë u jam shumë mirënjohës që më rikthyen dhe kam besim se do të bëj një paraqitje dinjitoze nëse aktivizohem, pasi gjatë kësaj periudhe jam stërvitur mirë dhe jam në formën time më të mirë, cka shpresoj që të paktën të luaj sado pak dhe të kem mundësi të trego të gjithëve që rikthimi i m në kombëtare ishte i merituar.
Lënia jashtë kombëtares nga Baric, për shkak të problemeve që patët me ekipin e Dinamos, e gjykoni të drejtë?
Unë i jam bindur gjithmonë urdhrave të trajnerit Baric dhe në këtë rast nuk ma kishte fajin trajneri Baric, por drejtuesit e ekipit të Dinamos që tentuan të më shkatërrojnë karrierën time futbollistike. Veprimi i Baric mbase ishte i drejtë, pasi në atë kohë nuk luaja për shkak pezullimi, por rëndësi ka që ai më ka thirrur sot prapë dhe e falënderoj që ma krijoi edhe një mundësi për të treguar se sa vlej në të vërtetë