Portieri i Tiranës, Ilion Lika i ka marrë disi me sportivitet dyshimet mbi të, si një prej personave që mund të ketë influencuar në humbjen e Tiranës në Holandë. Ai pohon se nuk do të merret me askënd te Tirana nga drejtuesit dhe me ata që e akuzojnë për këtë gjë, duke pohuar se është i qetë, i sinqertë dhe se nuk ka bërë asgjë për të cilën duhet të ndihet përgjegjës. “Për etikë nuk po të pyes se kush ju ka thënë se gjoja kam influencuar në rezultatin e ndeshjes, por cilido qoftë, di të them se veç Zoti i madh e di mirë se nuk kam bërë kurrë gjëra të tilla. Në Utreht luajta sikundër gjithmonë me zemër për të mbrojtur fanellën e Tiranës. Ndoshta si futbollist mund të kem bërë ndonjë gabim njerëzor dhe këtë e pata thënë edhe pas ndeshjes, që kam përgjegjësitë e mia, por asesi nuk pranoj që të më vënë një damkë që nuk e meritoj. E ritheksoj, vetëm Zoti e di që nuk kam gisht në trukime ose rregullime rezultatesh”, ka pohuar Ilion