Ministri i Transportit dhe Poste-Telekomunikacionit Fatmir Limaj ka deklaruar se ekspertet nga Prishtina dhe Tirana po shqyrtojne mundesite per konkretizimin e marreveshjes per shfrytezimin e portit te Shengjinit nga pala kosovare.

Ne nje interviste per BBC Limaj eshte shprehur se ideja eshte qe porti i Shengjinit te jepet me koncesion por me pare sipas tij duhet te behet rregullimi i kornizes ligjore qe do te mundesonte nje gje te tille.



Ideja eshte qe te arrihet tek koncesioni i portit te Shengjinit. Besoj qe kjo do te realizohet por duhet te keni te qarte se portet shqiptare po ecin duke u specializuar dhe ne duhet te shohim formen dhe menyren se si mund ta shfrytezojme portin e Shengjinit ka pohuar Limaj.



Ministri ka shtuar me tej se porti i Vlores do te jete nje port i specializuar per kontejnere ai i Durresit do te behet qendra e porteve ne kete pjese te Ballkanit ndersa porti i Shengjinit do te duhet te specializohet per ceshtje te caktuara.