Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fatmir Limaj, njëherazi edhe deputet i kësaj partie, i është kthyer Parlamentit të Republikës së Kosovës pas një vit për shkak të një aktpadie të ngritur nga Prokuroria e EULEX, e njohur me emrin "Rasti Kleçka”.

Deputeti Limaj është shfajësuar nga këto aktakuza në fund të marsit të këtij viti, përderisa sot ka marrë pjesë për herë të parë në seancën e Parlamentit të Kosovës, e cila është ndërpre nga deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët protestuan në Parlament me një pankartë për dy të vrarët në veri të Mitrovicës.

Deputeti Limaj, kishte hequr dorë nga imuniteti i deputetit me 17 mars të vitit 2011, kurse vendimin e kishte marrë pasi që ndaj tij ishte ngritur kallëzim penal për vepra të rënda penale të supozuara se kanë ndodhur 13 vjet më parë.