Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ka qenë mëngjesin e së dielës në Pogradec, ku ka inspektuar punimet në rrugën e Linit, si dhe aksin rrugor Lin-Pogradec, i cili prej disa kohësh rezulton të jetë në gjendje tepër të degraduar.



Sipas Haxhinastos, ecuria e punimeve në këtë aks rrugor është duke ecur me ritme të mira, nëse kihet parasysh ndryshimet nga projekti fillestar i rrugës, kjo për shkak të borxheve të pashlyera ndaj firmave kontraktore, që kanë shkaktuar vonesa të tejzgjatura në përfundimin e punimeve. Haxhinasto shtoi se rruga e re Lin-Pogradec do të jetë me standarde të larta, duke iu përshtatur kështu më së miri kërkesave të turizmit, ndërkohë që ka njoftuar gjithashtu se në rrugën e Linit do të ketë edhe një shëtitore, në harmoni të plotë me bukurinë që të fal qyteti buzë liqenit. Punimet e këtij aksi priten të përfundojnë nga mesi i vitit 2015. / Top Channel