Transmetuar më 02.05.2016 - 16:43







Një fëmijë në Indi ka lënë me gojë hapur mjekët, pasi ka lindur me një sëmundje të rrallë të njohur si "sindromi Mermaid."



Fatkeqësisht foshnja, këmbët e së cilës ishin të ngjitura së bashku dhe që i ngjanin një figure mistike, jetoi vetëm 10 minuta.



Nëna 22-vjeçare, nga Sahranpur, në Uttar Pradesh, Indinë veriore e lindi fëmijën të premten në mëngjes.



Dr.Vandana Arya, 35-vjeçe, një gjinekologe në spitalin ku lindi fëmija, ka thënë e habitur se: "Nuk kam parë kurrë një rast si ky më parë”, raporton noa.al.



"Ne kemi parë çrregullime të lindura në mesin e fëmijëve të lindur me deformime, por ky ishte një rast shumë i rrallë.



Foshnja ka lindur në një trup peshku, si dhe kishte duart të hapura, i cili bëri këtë rast edhe më tepër unik. Trupi i sipërm i foshnjës ishte absolutisht funksional, por organet e poshtme nuk ishin të zhvilluara”, tha ajo.



Mjeku Lindsey Fitzharris, i cili ka një doktoraturë nga Universiteti i Oksfordit, ka thënë se kjo gjë ndodh nga një dështim i furnizimit normal të enëve të gjakut, kur kordoni i kërthizës dështon për të formuar dy arterie.



Fotografitë e publikuara në Daily Mail, që për dikë mund të jenë shqetësuese, shfaqin foshnjën me këmbë të ngjitura./b.l/noa.al/










Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT (1/4)
Pas





Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT
Pas








lang: en_US

















window._taboola = window._taboola || [];
_taboola.push({
mode: 'thumbnails-a-escalator',
slider: true,
placement: 'Mobile Escalator Thumbnails',
target_type: 'mix'
});