Reforma në arsimin e lartë tregoi edhe mosdakordësitë mes PS dhe LSI, ndonëse në frymën e koalicionit e miratuan atë. Vetë zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, pjesë e LSI, por edhe deputetja Monika Kryemadhi, kanë shprehur kundërshti për këtë reformë, duke e cilësuar jo të duhurën.


Zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj është shprehur kundër reformës në arsimin e lartë, duke thënë se ajo u realizua në funksion të koalicionit, por jo se ishte e duhura.


Por pavarësisht kësaj, raportet mes ministres dhe zëvendëses së saj janë shumë të mira, dhe bashkëpunimi institucional mes tyre vijon pozitivisht. Këtë e ka shprehur ministrja Lindita Nikolla në rubrikën Këndi i ekselencës në Vila24.


Unë Monika Kryemadhin e kam patur nxënëse. E njoh karakterin e saj. Ka qenë nxënëse e mirë. Zonja Malaj është zv/ministre e Arsimit, me të cilën kam marrëdhënie të mira. Jo vetëm profesionale. Ne vijojmë bashkëpunimin. Madje nuk më thërret as ministre, as në emër, por më thotë motra. Nuk jam ministre për tu krekosur, por për të ulur kokën dhe për të ushtruar përgjegjësitë. Unë kam shënjuar një standard të ri punësimi me të gjitha aktorët, tha ministrja Nikolla në studion e Neës24.