Ata dikur kanë qenë miq shtëpie. Ndanin mendime, shkëmbenin dorëshkrime, libra Miqësi që vazhdoi edhe pas rënies së sistemit komunist. Por sot, koha e ka sjellë të jenë në llogore të ndryshme dhe nëpër intervista të shprehen për njëri-tjetrin, si të kishin qenë armiq. Diktatura qe e ashpër për familjen e Todi Lubonjës.


Burgje dhe internime që vuajtën deri në tre breza. Këtë periudhë të vështirë e ka rikthyer në vëmendjen e publikut, një debat mediatik, i nxitur nga botimi i procesverbaleve të deponimeve në hetuesi të ish-të arrestuarit Fatos Lubonja, ku ai përmendte dhe emrin e Ismail Kadaresë si një nga shkrimtarët e preferuar të të atit dhe që i jepte atij libra të huaj. Disa ditë më parë, shkrimtari Kadare ka qenë i ftuar në studion e Eni Vasilit në News 24, ku ndër të tjera u pyet edhe për këtë debat dhe rastin Lubonja.


Kadare u shpreh për Lubonjën se Ky ka pasur një nervozizëm, se me këto dokumente që kanë dalë, ai vihet me shpatulla për muri. Ai duhet ti hedhë poshtë ato, se ai thotë unë skam folur me ty, ai thotë, ke folur kundër Enverit. Ka diçka që nuk shkon, mund të mos thotë asnjëri të vërtetën, apo të dy të thonë të vërtetën, të ketë keqinterpretime.


Me sa duket, si letrar i ri pa peshë, mendon se kjo do tia ngrejë peshën. Fatos Lubonja nuk është shkrimtar i ri i arrestuar, por është djali i Todi Lubonjës që u arrestua. Fatos Lubonja mund të kërkojë aureolën e vet, por nuk ka të drejtë të shpifë për të tjerët. Nuk ka të drejtë të thotë se unë paskam qenë furnizues i Todi Lubonjës me libra të ndaluar. Unë mund të kem dhënë ndonjë libër të ndaluar. Por i biri thotë që i ka dhënë, kur Todi vetë thotë nuk më ka dhënë.


Kjo intervistë ka nxitur bashkëshorten e Todi Lubonjës dhe nënën e publicistit dhe shkrimtarit Fatos Lubonja ti përgjigjet Kadaresë. Ajo tregon për të vërtetën e arrestimit të të birit, si nuk pranuan ofertat për tu ndarë nga i shoqi, por flet edhe për lidhjet që ka pasur me Kadaretë, miqësinë e tyre që vijoi përmes letrash edhe më vonë dhe u ndërpre kur Fatosi filloi të shprehej për veprat e Kadaresë si ideologji e regjimit të Enver Hoxhës.


NJË PJESË E LETRËS SË LIRI LUBONJËS


Dua të jem sa më e qartë dhe e saktë për tiu përgjigjur një njeriu që vuan nga megalomania dhe jeton me atë madhështinë që ia ushqejnë edhe disa kurtizanë që sillen rrotull..


Do të shkruaj si nënë e Fatosit, si grua e Todit, si njeri, por edhe si dëshmitare e asaj kohe dhe e atyre ngjarjeve.


Si familjare dhe si njeri më vjen të them: si ka mundësi që një shkrimtar, i madh në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, ia lejon vetes të flasë ashtu?! Si është e mundur që ndërhyn me të tilla gënjeshtra absurde në një dramë të vërtetë familjarë, të cilën nuk e jetoi kushdo në ditët e diktaturës? Si nuk ka asnjë gram ndjeshmërie ndaj dhimbjes, vuajtjeve, sakrificave dhe pasojave që patën tre breza të familjes sonë në ato 18 vite, duke filluar nga fëmijët 1 muajsh? Si mundet të kërkojë të na hapë procese që të kujtojnë proceset që kemi përjetuar në atë kohë?


Çfarë shkrimtari është që ska pikë aftësie të futet në lëkurën e të tjerëve?


A ka ky njeri të afërm, miq, që ti thonë se smund të shpifë kaq paturpësisht apo e rrethojnë vetëm kurtizanë?


Ne kishim një familje të shëndoshë, ku mbizotëronte shumë, shumë dashuri për njeri-tjetrin, mirëbesim, përkujdesje, veçanërisht për fëmijët dhe kërkonim vazhdimisht që ata të rriteshin sa më të virtytshëm. Pikërisht pse ishim kështu, kur Todi u shpall armik i popullit nuk e mohuam atë, megjithëse kjo na u kërkuar me premtimin se kështu do të sigurohej e ardhmja e pjesëtarëve të tjerë të familjes. Refuzuam ta diskutojmë edhe kur Todi na e hapi këtë bisedë. Pranuam të hyjmë në kalvarin e burgjeve dhe internimeve që sdihej kur do të mbaronin. I kuptoj ata që svepruan si ne, edhe shkrimtarin e madh që pa pasur asnjë nga këto rreziqe, por vetëm pse donte të udhëtonte në Francë, i ka mbyllur derën së motrës, por kërkoj pak më shumë respekt për këtë zgjedhje tonën.


Pse Kadare shpif aq egërsisht e poshtërsisht pa pasur turp kundër Fatosit? Siç e kam shpjeguar në librin tim Kohë të reja, kujtimeve të vjetra armiqësia ka ardhur për shkak të aktivitetit të Fatosit. Si shkrimtar, gazetar dhe botues i revistës Përpjekja, ai ka shkruar e botuar për ideologjinë e veprës së Kadaresë, si ideologji e regjimit të Enver Hoxhës si dhe nuk ka pranuar përpjekjet e tij dhe të kurtizanëve për ta rreshtuar si disident. Urrejtja e Kadaresë u shtri edhe ndaj nesh. Aq sa nga vlerësimet që i kishte bërë Todit është në librat e parë pas 90-ës, në një nga librat e fundit e cilëson si Njeriu i ftohtë i zyrave, kurse Agim Meron, edhe ky mik i tij, e trajton edhe më keq sepse nuk mund tia falë Agimit, atë që në librin e tij të kujtimeve, ka thënë një të vërtetë, që Ismaili ia dhuroi Nexhmije Hoxhës dorëshkrimin e librit Dimri i Madh dhe jo siç pretendon Kadareja në shkrimet e tij, se ajo ia ka marrë me forcë (!).


Duket se e kaluar e mban peng më shumë se çmendojë. Por shpresoj që ata që janë më të rinj se ne do të mësojnë nga e kaluara nuk çlirohesh duke gënjyer dhe duke akuzuar dhe shpifur për të tjerët por duke kuptuar vetveten dhe kohën që ke jetuar./Panorama