Gjykatesit nderkombetare te administrates se Kombeve te Bashkuara vendosen t'i lirojne nga paraburgimi tre shtetasit gjermane, agjente te sherbimit gjerman BND. Ato ishin te arrestuar me 19 nentor si te dyshuar per sulmin me mjet shperthyes ne ndertesen e Zyres Civile Nderkombetare ne Prishtine. Kete e ka konfirmuar edhe nje nga avokatet mbrojtes te te dyshuarve, Fehmije Bytyci. Vendimi u miratua te premten ne oret e mbremjes, pas kerkeses se panelit gjyqesor te Gjykates se Qarkut te Prishtines qe per shkak te peshes se ketij rasti, me te, te merren gjykatesit nderkombetare. Nderkohe Gjermania mirepriti dje kthimin e tre shtetasve te saj. "Qeveria federale gjithnje ishte e sigurt per pafajesine e tre gjermaneve", tha nepermjet nje komunikate per shtyp, Thomas Steg, zedhenes i kancelares Angela Merkel.