Martin Shkreli lirohet
Martin Shkreli në momentin e daljes nga burgu

Brenda më pas se 24 orë nga arrestimi, njeriu dhe shqiptari më i urryer në botë, Martin Shkreli, është liruar nga burgu pasi la si garanci një shumë prej 5 milionë dollarësh. Shkreli u arrestua një ditë më parë në shtëpinë e tij në Nju Jork nga agjentët e FBI-së.


Ai akuzohet për mashtrim dhe shmangie të taksave. Para disa muajsh Shkreli përmes një kompanie farmaceutike, rriti me 5000% çmimin e një ilaçi kundër HIV/AIDS.


Veprimi i tij shkaktoi shumë zemërim në SHBA dhe jo vetëm. Pati protesta dhe reagime kritike në media. Para hetuesve Shkreli hodhi poshtë akuzat për të cilat u arrestua.


Prokurorët e akuzuan për marrjen e disa aksioneve në mënyrë të paligjshme nga Retrophin Inc, një firmë bioteknologjike që ai e themeloi në vitin 2011, dhe e përdori atë për të paguar borxhet e mosmarrëveshjeve të përfunduara të biznesit.


Ai u largua më pas nga kompania, ku ishte dhe drejtori ekzekutiv, duke u paditur nga bordi i saj.


Martin Shkreli arestohet
Martin Shkreli në momentin e arrestimit

Në tetor të vitit që u mbyll, pati dhe protesta publike të grupeve të interesuara ndaj 32-vjeçarit me origjinë shqiptare, të cilat e cilësuan veprimin e tij si çnjerëzor, duke e përballur atë edhe me një fushatë të ethshme në rrjetet sociale e media, që synonte diskreditimin e tij.


18 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Lirohet Martin Shkreli, pagoi 5 milionë dollarë garanci u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.