marselLirohet adoleshenti që qëlloi me gurë në drejtim të ekipit të Kombëtares serbe pasditen e së mërkurës në afërsi të Zogut të Zi. Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën "detyrim paraqitjeje" ndaj 18-vjeçarit Marsel Qeleshi. Ndaj tij, prokurori i çështjes kishte kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg".

Ndaj Qeleshit rëndojnë akuzat për shkatërrim prone, prishje të qetësisë publike, kryerje e veprimeve të dhunshme ndaj personave të mbrojtur ndërkombëtarisht. Ai u vu në pranga nga policia e Tiranës një ditë pas ngjarjes.

Incidenti me autobusin e Kombëtares serbe u kthye në një incident diplomatik, pasi lidhur me të Ministria e Jashtme serbe i dërgoi një notë proteste ambasadorit tonë në Beograd, Ilir Boçka. Pas mospranimit të notës së protestës, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç vendosi të mos e njohë Boçkën si ambasador për 6 muaj.

/ Shekulli Online /