Një ish-shef i ushtrisë turke, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për rolin e tij në një komplot për të rrëzuar qeverinë, është liruar nga burgu në Stamboll.




Një gjykatë lokale urdhëroi lirimin e Gjeneral Ilker Basbug, një ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Turqisë përmbysi dënimin e tij, duke cituar një teknikalitet ligjor.




Gjeneral Basbug, i cili ka qenë në krye të ushtrisë turke nga 2008-2010, u dënua me burgim të përjetshëm në Gusht të 2013-s. Dhjetra njerëz u akuzuan gjithashtu mbi komplotin e pretenduar. Gjenerali u shpall fajtor se kishte udhëhequr një rrjet të fshehtë të nacionalistëve ekstremistë, të njohur si Ergenekon.




Grupi thuhej se kishte komplotuar për të rrëzuar qeverinë aktuale të partisë së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK). Por, Gjenerali Basbug, i cili ka mohuar gjithnjë akuzat, u la i lirë gjatë së premtes. /Indeksonline/