Sipas burimeve, vendi bosh i këtij posti është zëvendësuar menjëherë nga një ish-drejtues dhe përfaqësues i Partisë Socialiste në qytetin bregdetar.


Pra, në vend të Qiricit është emëruar drejtor i ri i portit Afrim Bakaj, ish-drejtor i AKU-së, i cili kohë më parë i la vendin një drejtuesi të PDIU-së, si pjesë e një marrëveshjeje mes PS dhe PDIU-së në mandatin e parë qeverisës.


Mësohet se Artjan Qirici u emërua në këtë post në datë 24 tetor të 2017. Shkaqet e kësaj lëvizje janë ende të paqarta.


Në foto Afrim Bakaj