polTestimi me shkrim i kandidatëve që kanë aplikuar për të ndjekur studimet për Shkollën Bazë të policisë Për patrullë të përgjithshme, do të zhvillohet në datat 18-21 mars në ambientet e Pallatit të Kongreseve.


Pas procesit të verifikimit përfundimtar të dokumentacionit të paraqitur nga aplikanët rezultojnë se plotësojnë kriteret për tu testuar për Shkollën Bazë të Policisë 9 845 shtetas shqiptarë, nga të cilët 1 369 aplikante femra dhe 8 476 aplikantë meshkuj.


Numri i aplikantëve që do të testohen sipas qarqeve është: Tiranë 3477 aplikantë, Berat 566 aplikantë, Dibër 360 aplikantë, Durrës 619 aplikantë, Elbasan 876 aplikantë, Fier 962 aplikantë, Gjirokastër 423 aplikantë, Kukës 386 aplikantë, Korçë 681 aplikantë, Lezhë 396 aplikantë, Shkodër 466 aplikantë, Vlorë 633 aplikantë.


Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve më datat 18, 19, 20, 21 Mars 2014, ku çdo ditë do të testohen dy grupe me 1230 aplikantë për secilin grup.


Më datë 18 mars do ti nënshtrohen testimit me shkrim:


-në grupin e parë kandidatët me kodin e aplikantit 1-1230 Qarku Tiranë.


-në grupin e dytë kandidatët me kodin e aplikantit 1231-2460 Qarku Tiranë.


Më datë 19 mars do ti nënshtrohen testimit me shkrim:


-në grupin e parë kandidatët me kodin e aplikantit 2461-3477 Qarku Tiranë, si dhe kandidatët me kodin 3478-3690 Qarku Shkodër.


-në grupin e dytë kandidatët me kodin e aplikantit 3691-3943 Qarku Shkodër, kandidatët me kodin 3944-4339 Qarku Lezhë, kandidatët me kodin 4340-4725 Qarku Kukës, si dhe kandidatët me kodin e aplikantit 4726-4920 Qarku Korçë.


Më datë 20 mars do ti nënshtrohen testimit me shkrim:


-në grupin e parë kandidatët me kodin e aplikantit 4921-5406 Qarku Korçë, kandidatët me kodin e aplikantit 5407-5829 Qarku Gjirokastër, si dhe kandidatët me kodin 5830-6150 Qarku Fier.


-në grupin e dytë kandidatët me kodin e aplikantit 6151-6791 Qarku Fier, si dhe kandidatët me kodin 6792-7380  Qarku Elbasan.


Më datë 21 mars do ti nënshtrohen testimit me shkrim:


-në grupin e parë kandidatët me kodin e aplikantit 7381-7667 Qarku Elbasan, kandidatët me kodin 7668-8286 Qarku Durrës, si dhe kandidatët me kodin 8287-8610 Qarku Dibër.


-në grupin e dytë kandidatët me kodin e aplikantit 8611-8646 Qarku Dibër, kandidatët me kodin 8647-9212 Qarku Berat, si dhe kandidatët me kodin e aplikantit 9213-9845 Qarku Vlorë.


Aplikantët që do të testohen në grupin e parë të çdo date do të paraqiten tek ambientet e Pallatit të Kongreseve (hyrja kryesore nga ana e Bulevardit) në orën 06 : 30 minuta.


Aplikantët që do të testohen në grupin e dytë të çdo date do të paraqiten tek Ambientet e Pallatit të Kongreseve (hyrja kryesore nga ana e Bulevardit) në orën 11 : 30 minuta.


Pas përfundimit të procedurave të regjistrimit, si dhe dhënies së udhëzimeve përkatëse për procesin e testimit, kandidatët do ti nënshtrohen testimit me shkrim.


Gjatë regjistrimit aplikantët duhet të paraqiten me dokument identifikimi dhe me fletën e pranimit në testimin me shkrim me fotografi të nënshkruar nga Shefi i Burimeve Njerëzore dhe me vulën e sekretarisë përkatëse të qarkut në të cilën ka aplikuar. Pasi verifikohet nga ana e regjistruesve, bëhet regjistrimi i tij dhe i jepet përsëri fleta e pranimit, e cila përdoret edhe ne testet e tjera nëse kandidati është fitues.


KLIKO ME POSHTE PER TE PARE LISTEN E APLIKANTEVE


http://www.punetebrendshme.gov.al/files/news_files/Lista_per_Shkollen_Baze_2014.pdf