Trendin e shumë përfaqësueseve pjesëmarrëse në kampionatin botëror të Brazilit e kanë ndjekur edhe Holanda me Francën.

‘Tulipanët’ e drejtuar nga strategu i njohur Luis Van Gal kanë në përbërje të gjithë emrat e njohur. Tekniku pavarësisht shumë dyshimeve ka vendosur që t’i besojë edhe këtë herë eksperiencës së Shnajder, i cili së bashku me Va nder Vart, Roben dhe Van Persin përbëjnë boshtin e ekipit holandez.

Ndër emrat e njohur që ka mbetur jashtë listës së Van Gal është mbrojtësi i PSG, Van der Ëiel.
 
Lista paraprake e Holandës.
Portierë: Jasper Cillessen (Ajax), Tim Krul (Newcastle United), Jeroen Zoet (PSV), Michel Vorm (Swansea City).

Mbrojtës: Patrick van Aanholt (Vitesse), Daley Blind (Ajax), Daryl Janmaat (Feyenoord), Terence Kongolo (Feyenoord), Bruno Martins Indi (Feyenoord), Karim Rekik (PSV), Joël Veltman (Ajax), Paul Verhaegh (FC Augsburg), Ron Vlaar (Aston Villa), Stefan de Vrij (Feyenoord).

Mesfushorë: Jordy Clasie (Feyenoord), Leroy Fer (Norwich City), Jonathan de Guzman (Swansea City), Nigel de Jong (AC Milan), Quincy Promes (FC Twente), Wesley Sneijder (Galatasaray), Tonny Vilhena (Feyenoord), Rafael van der Vaart (HSV), Georginio Wijnaldum (PSV).

Sulmues: Jean-Paul Boëtius (Feyenoord), Memphis Depay (PSV), Klaas Jan Huntelaar (Schalke 04), Dirk Kuyt (Fenerbahçe), Jeremain Lens (Dinamo Kiev), Robin van Persie (Manchester United), Arjen Robben (Bayern München).
 
Franca vazhdon me probleme
E ndërsa Holanda paraqitet pa surpriza, e kundërta ndodh me Francën. Trajneri Deshamp ka vendosur që në Brazil të mos marrë me vete kampionin e Anglisë, Samir Nasri, por edhe lojtarin e Monakos, Abidal.

E ndërsa për mbrojtësin mund të ke të drejtë, opinioni sportiv francez nuk pranon zgjedhjen për të lënë jashtë listës fantazistin e Manchester City-t, Nasri, i cili ka bërë një paraqitje mjaft të mirë këtë edicion. Por, shkak për vendimin duket se janë bërë problemet brenda gjirit të ‘gjelave’ që vazhdojnë të kërcënojnë ecurinë e ekipit edhe në këtë kompeticion.

Franca nuk ka gjetur qetësi pas periudhës së artë të Zidane, pavarësisht se ka shumë elementë pozitive, ndër më të kërkuarit në Evropë.
 
Lista paraprake e Francë
SPortierë: Hugo Lloris (Tottenham), Steve Mandanda (Marseille), Mickaël Landreau (Bastia)

Mbrojtës: Raphaël Varane (Real Madrid), Mamadou Sakho (Liverpool), Mathieu Debuchy (Newcastle), Laurent Koscielny (Arsenal), Lucas Digne (Psg), Eliaquim Mangala (Porto), Bacary Sagna (Arsenal), Patrice Evra (Manchester United).

Mesfushorë: Yohan Cabaye (PSG), Paul Pogba (Juventus), Blaise Matuidi (PSG), Moussa Sissoko (Neëcastle), Clément Grenier (Lyon), Rio Mavuba (Lille), Mathieu Valbuena (Marseille).

Sulmues: Karim Benzema (Real Madrid), Franck Ribéry (Bayern Munchen), Antoine Griezmann (Real Sociedad), Olivier Giroud (Arsenal), Loïc Rémy (Newcastle).



d.b/shqiptarja.com