24 ushtarë të thirrur nën armë nga gjenerali Berndard Challandes për dy ndeshjet e Kosovës në muajin mars, me Danimarkën në miqësore dhe Bullgarinë në eliminatoret e Euro 2020.


Florent Hasani, Bersant Celina e Bernard Berisha janë 3 futbollistët e rinj të ftuar nga trajneri Challandes, të cilët nuk ishin në dispozicion të teknikut në ndeshjen e fundit ndaj Azerbajxhanit. Celina dhe Berisha, duhet saktësuar, kanë qenë pjesë e Kosovës në grumbullimet e mëparshme, ndërsa për Hasanin do të jetë hera e parë që do të veshë fanellën e Përfaqësueses A.


Mbetet jashtë listës Donis Avdijaj, që pavarësisht se është zyrtarisht lojtar i Willem II në Holandë, nuk po luan me këtë skuadër (madje është pezulluar pak muaj më parë për çështje disiplinore). Ka merituar grumbullimin edhe Lirim Kastrati, i cili është shok skuadre me sulmuesin e Shqipërisë, Myrto Uzuni te Lokomotiva e Zagrebit.


Lista e Challandes:


Portierë:


Samir Ujkani Caykur Rizespor


Arijanet Muric Manchester City


Visar Bekaj FC Prishtina


Mbrojtës:


Amir Rrahmani GNK Dinamo Zagreb


Fidan Aliti Kalmar


Mërgim Vojvoda Royal Excel Mouscron


Leart Paqarada SV Sandhausen


Benjamin Kololli FC Zurich


Arbenit Xhemajli Neuchâtel Xamax


Mirlind Kryeziu FC Zurich


 


Mesfushorë:


Florent Hasani Diosgyor


Bersant Celina Swansea


Valon Berisha SS Lazio


Hekuran Kryeziu FC Zurich


Herolind Shala Vålerenga Fotball


Idriz Voca FC Luzern


Besar Halimi Brøndby


Arbër Zeneli Reims


Milot Rashica SV Werder Bremen


Edon Zhegrova Basel


Bernard Berisha Akhmat Grozny


Sulmues:


Vedat Muriqi Caykur Rizespor


Atdhe Nuhiu FC Sheffield Wednesday


Lirim Kastrati Lokomotiva Zagreb.