Autori i Lajmit: Lili Saraci








Drejtoria e ALUIZNI-t Tiranë shpjegon mënyrën se si do të procedohet më dosjet e miratuar vetëm dy ditë më parë me vendim qeveria. Drejtorit i ALUIZNI-t Agim Berisha në një prononcim për gazetën ka bërë të ditur se dosjet e miratuar dje do të shqyrtohen dhe më pas do të dalin fituesit për legalizimin. “Qytetarëve dhe qyteteve që u janë miratuar dosjet nuk janë pronar trualli, por është bërë kalimi i pronës nga një pronar te tjetri, për të arritur më pas në procesin e legalizimit të truallit. Pra këto dosje drejtoria jonë do i marri në shqyrtim dhe më pas do të nxjerrë fituesit e truallit”, ka pohuar inxhinier Agim Berisha. Miratohet kalimi i pronës për 4102 parcela të objekteve informale si dhe shtesa pallatesh me një sipërfaqe totale prej 1 132 763.18 m², ku sipas vendimit përfitues do të janë rreth 5000 familje. Qytetet që do të përfitojnë nga miratimi i pronës janë: Qarku Tiranë, 2 176 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 773 207, 53 m². Qarku Durrës, 655 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 229 735, 41 m². Shkodër, 55 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 15 592, 20 m². Berat, 82 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 27 483, 10 m². Qarku Fier, 392 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 108 481, 80 m². Një tjetër qytet që do të përfitojë është Korça, me 2 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 507, 93 m². Dibër, me 100 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 10 515, 66 m²; gjithashtu edhe Elbasani, me 465 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 112 190, 40 m². Qarku Gjirokastër, 28 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 7 285, 10 m². Vlorë, 146 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 56 877, 40 m². Ndërsa Kukësi, me 1 parcelë ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 337, 87 m². Në vazhdimësinë e përmbushjes së objektivave të programuara nga Qeveria për intensifikimin e procesit të legalizimeve, ALUIZNI ka përshpejtuar ritmet e punës për zbatimin e procedurave për kalimin e pronësisë së parcelave ndërtimore nga shteti tek poseduesit e objekteve informale. Si rezultat i intensifikimit të ritmeve të punës, është miratuar dje në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave, projektvendimi mbi kalimin e pronësisë së parcelave ndërtimore. Kështu, rreth një milion metra katrorë sipërfaqe, në të cilat janë ndërtuar objekte informale, kanë kaluar në pronësi të ndërtuesve të objekteve. Sipas materialit që shoqëron aktin e qeverisë, vendimi merret në kuadër të procesit të legalizimit të objekteve informale nga ALUIZNI.



Emrat i gjeni ne numrin e sotem te gazetes Ballkan



Ky lajm është publikuar: 15/04/2010