TIRANE- Deri në limitet e afatit kanë punuar selitë e partive për listat e kandidatëve për deputetë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare 2013. Edhe pse oret e dites se sotme kane qene te gjitha momenteje pritjeje, partite zyrtarizuan ne mbremje vone emrat e kandidateve per deputete. Dy kreret e partive me te medha, Berisha dhe Rama ne daljet e tyre per mediat, i vleresuan listat, si lista te fitores me 23 Qershor.
Ajo qe ra ne sy eshte fakti se Berisha ne lista ka perfshire dhe emrat e aleateve, ndersa Rama jo.

Suprizat
E para që zyrtarizoi listën me emrat e kandidatëve ishte LSI. Plot 140 emra, por në të mungonte emri i të shumëpërfolurit, Shezai Rrokaj. 

Pas orës 21:00, PS ka qenë ende duke përpiluar listat nga ku u mësuan dhe të papritura. Arben Malaj dhe Arben Isaraj, vendosin të kandidojnë të pavarur. Malaj i zhvendosur nga Vlora drejt Tiranës, përjashton veten nga listat e PS. Malaj vendos të kandidojë i vetëm në Qarkun e Vlorës. Burime nga PS konfirmojne se botuesi i Shekullit, Koco Kokedhima është i dyti në listën e kandidatëve për deputetë të PS, në Vlorë. Kurse ne listat e AK, nuk figuron emri i Myslym Pashaj.

Gjatë hartimit të listave të PS, ka pasur nervozime. Burime nga PS bënë të ditur se para përfundimit të përpilimit të listave, Shkëlqim Cani ka bërë sherr me Ardit Kajën, kurse Namik Dokle ka braktisur i nervozuar mbledhjen e kryesisë.

Me hartimin e listave të PS mësohet se jashtë mbesin Arben Malaj Arben Isaraj, Albert Caci dhe Marko Bello.

Pavarësisht lajmeve të përhapura në media për mundësinë që deputeti socialist Erion Braçe të mos pranonte kandidimin në një qark tjetër dhe jo në Berat, ai ka pranuar të kandidojë në qarkun e Fierit.

Burime nga selia e PD, bënë të ditur për News24, se jashtë listave kanë mbetur emra të deputetëve si, Rajmonda Bulku, Enkelejd Alibeaj, Jemin Gjana, Lajla Pernaska, Fatos Hoxha. I fundit në listën e Tiranës, i 16-ti, ku rrezikon dhe fitoren, është Ilir Rusmajli. 

BERISHA: LISTA JONË, E SHKËLQYER PËR FITORE. DHE KASTRIOT ISLAMI ATY, SEPSE E MERITON
Ora 23:30-Kryeministri Sali Berisha në orët e vona të mbrëmjes deklaroi se listat e kandidatëve të deputetëve janë të plota dhe gati për KQZ.

“Listë fitoreje, listë e shkëlqyer fitoreje. Ju keni qarkulluar gjatë gjithë këtyre ditëve emra dhe kjo është e drejta juaj. E vërteta është se lista shumë shpejt dorëzohet dhe keni gabuar në shumë raste në parashikimet tuaja, por kjo është cështja juaj.

I pyetur rreth listave të PS, Berisha tha: “Nuk kam asnjë koment të vetëm, se kam qenë i zhytyr në një punë intensive të selisë, mos harroni se ne kemi aleatët tanë të vendosur sipas pozicioneve dhe sa i përket palës tjetër, komenti më i mirë është ‘no coment’.

Madje kreu i qeverisë nuk mohoi as përfshirjen e Kastriot Islamit, përkundrazi vlerësoi maksimalisht figurën e ish-deputetit socialist.
“Absolutisht e konsideroj një meritim të tij, sepse ai u bë një nga zërat më kredibël, më të besueshëm në mbrojtje të interesit publik për të cilin e përjashtoi dhe kreu i tij.
shumë normaler është, përfshirja e tij në listat tona”.

DEBATE NE KRYESINE E PS, ZYRTARIZOHET LISTA E KANDIDATEVE
ORA 22:50 – Ndërsa mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike është zhvilluar në qetësi, në selinë e PS-së situata ka qenë më e tensionuar. Arben Malaj, Arben Isaraj dhe Namik Dokle e kanë lënë para kohe mbledhjen e Kryesisë. Ndërsa pati tension e debate të ashpra edhe ndërmjet kandidatit për deputet Shkëlqim Cani dhe Ardit Kajës.

LISTA PARAPRAKE E KANDIDATËVE TË PS
QARKU TIRANË
PANDELI MAJKO
LINDITA NIKOLLI
SAJMIR TAHIRI
VASILIKA HYSI
DITMIR BUSHATI
FATMIR XHAFAJ
ARTA DADE
ELISA SPIROPALI
DASHAMIR PEZA
MILENA HARITO
ARTAN GAÇI
XHEMAL QEFALIA
SADRI ABAZI
PARID CARA
PJERIN NDREU
RAKIP SULI
ARBËR MAZNIKU

QARKU DIBËR
SHKËLQIM CANI
QEMAL MINXHOZI
ULSI MANJA

QARKU LEZHË
MIMI KODHELI
ARMANDO PRENGA
NDREC DEDA
ARBEN NDOKA
GJOK JAKU

QARKU SHKODËR
TOM DOSHI
MIMOZA HAFIZI
PAULIN STERKAJ
NAMIK KOPLIKU
GENTIAN BALI

QARKU KUKËS
VEXHI MUÇMATA
VLADIMIR ELEZI

QARKU BERAT
EDUARD SHALSI
FIDEL YLLI
ERMONELA FELAJ
EDUARD BEJKO
STAVRI CECA

QARKU FIER
GRAMOZ RUÇI
EGLANTINA GJERMENI
ERION BRACE
ILIRIAN CELIBASHI
ARMANDO SUBASHI
ERVIN KOÇI
FATOS KLOSI
SPARTAK BRAHO
PIRRO LUTAJ 

QARKU DURRËS
BLENDI KLOSI
ILIR BEQJA
KLODIANA SPAHIU
NAMIK DOKLE
EDISON KONOMI

QARKU KORÇË
BASHKIM FINO
OLTA XHAÇKA
ILIR PENDAVINJI
YLLI ZIÇISHTI
ILIR XHANGOLLI
IRENA KALLÇO

QARKU ELBASAN
BEN BLUSHI
EVIS KUSHI
DAMIAN GJIKNURI
TAULANT BALLA
ALFRED PEZA
ARBEN KAMAMI
MUSA ULQINI
LULJETA ARAPI
ILIR BEJTJA
SKËNDER HASA

QARKU VLORË
EDI RAMA 
KOCO KOKEDHIMA
VALENTINA LESKAJ
FATMIR TOÇI
LUIZA XHUVANI
THEDHORI SOLLAKU
EDMOND LEKA
ETIONA HOXHAJ

QARKU GJIROKASTËR
ARBEN AHMETAJ
ANASTAS ANGJELI
ERION VELIAJ
VLADIMIR KOSTA
DASHAMIR KAMBERI

PERFUNDON MBLEDHJA E KRYESISE SE PD-se, ZYRTARIZOHET LISTA
Ora 22:45 - Ka zgjatur rreth 2 orë mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, ku u zyrtarizuan emrat e 140 kandidatëve për deputetë, që do të depozitohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda orës 00:00.

LISTA PARAPRAKE E KANDIDATEVE TE PD
QARKU TIRANE
SALI BERISHA
MAJLINDA BREGU
FLORJON MIMA
GERTI BOGDANI
ILIR RUSMALI
TRITAN SHEHU
EDI PALOKA
GENT STRAZIMIRI
ARBEN RISTANI
EDUARD SELAMI
HALIM KOSOVA
GRIDA DUMA
KASTRIOT ISLAMI
ASLLAN DOGJANI
VIKTOR GUMI

QARKU SHKODER
JOZEFINA TOPALLI
ARENCA TRASHANI
ASTRIT BUSHATI
BARDH SPAHIA
BENET BECI
NARD NDOKA

QARKU KUKES
FLAMUR NOKA
FATOS HOXHA

QARKU BERAT
GENC POLLO
ASTRIT VELIAJ

QARKU DURRES
EDUARD HALIMI
OSMAN METALLA
ALBANA VOKSHI
OERD BYLYKBASHI
IGLI CARA
GENT STRAZIMIRI
ALBANA VOKSHI
LUFTER XHUVELI
VULLNET TOPALLI

QARKU ELBASAN
ARBEN IMAMI
LUÇIANO BOÇI
DASHNOR SULA

QARKU FIER
SOKOL OLLDASHI
SHPËTIM IDRIZI
KOZMA DUSHI
BEDRI MIHAJ
FERDINAND MURATI
MYSLIM MURRIZI

QARKU LEZHE
ALDO BUMÇI
MARK MARKU
PAULINA HOTI
GJOVALIN KADELI

QARKU DIBER
MYQEREM TAFAJ
JEMIN GJANA
SELAMI XHEPA

QARKU KORCE
RIDVAN BODE
EDMOND SPAHO
GJERGJI PAPA
FATBARDH KADILLI
LEONARD OLLI
VIKTOR DURO
LEDINA ALIOLLI
SORINA KOTI
ADRIANA HYSENBEGASI
ARTAN ZAIMI

QARKU GJIROKASTER
GENC RULI
SPIRO KSERA

QARKU VLORE
ASTRIT PATOZI

RAMA: KRENAR PËR LISTËN E KANDIDATËVE. NANO? E FUNDIT HERË QË LUHET ME TERMIN, SOCIALIST
Ora 22:30-Kryetari i PS, Rama bëri me dije se PS i hartoi dhe dërgoi në KQZ listat me emrat për kandidatët për deputetë.
Rama theksoi se skuadra e përzgjedhur është gati të fitojë në cdo qark.
“Jemi skuadër e PS, që do luftojmë në cdo qark për të fituar. Ju do keni në dispozicion emrat, nuk do lexoj listën e gjatë të emrave, por do nënvizoj pak gjëra.
Së pari dua të nënvizoj se jam shumë krenar që kam pasur privilegjin të punoj të bashkëpunoj të bashkëjetoj me burra e gra të një grupi parlamentar që është në përfundim të mandatit të vet, të cilët edhe pse nuk u përfshinë në listën e skuadrës së 23 qershorit, në përgjithësi kanë treguar jo vetëm mirëkuptim, për zgjedhjen e bërë, por dhe ndjenjë të fortë përkatësie ndaj PS.

Tërthorazi, por pa e zënë në gojë emrin e Arben Malaj, Rama shtoi se shumë prej kandidatëve edhe pse nuk u përfshinë në lista, sot dëshmuan se tjetër bëjnë e tjetër thonë.
“Duke pranuar madje në disa raste të përfshihen në pjesë jo drejtpërdrejt fituese dhe duke treguar se janë për atë thonë që thonë dhe jo bëjnë, dhe sic është fatkeqësisht sic bëjnë në raste të tjera, që bëjnë e thonë tjetër gjë, për të qenë gjithçka, por jo të vërtetë. Dëshiroj të falenderoj dhe shpreh konsideratat më të larta të gjithë atyre që nuk ishin në grupin parlamentar dhe nuk u përfshinë në këtë skuadër.

‘Renditja nëpër lista është renditje krejt normale dhe nuk do të thotë për asnjë arsye se kush është i pari vlen më shumë se i dyti e treti e me radhë”.

I pyetur rreth deklaratës së Nanos, Rama theksoi se kjo është hera e fundit që luhet me emrin e socialistëve.

“Gjërat kanë qenë gati tregon që kështu duhet të ndodhte, sigurisht nuk është hera e parë, besoj se është e fundit që me PS, dhe me emrin e socialistëve të vërtetë sic kanë qejf të thonë, luhet. Unë besoj se është e fundit, ne jemi për Rilindje, gjithkush ka të drejtë t’i japë vetes shansin të rilindë dhe rilindja ka nevojë për një premisë themelore dhe nuk ka rilindje prej errësirës dhe për errësirën”.


“LARGIMI I MALAJ’, NANO: THYEJ ARMËPUSHIMIN ME PS, NDIHMOJ ARBENIN PËR FITORE NË VLORË
Ora 22:00-Ish-kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano u shpreh i indinjuar mbi ‘largimin’ sic e cilësoi ai të z. Arben Malaj nga listat e kandidatëve të PS për deputetë.

Tek News24, në emisionin ‘360 Gradë” të moderuar nga Artur Zheji, në një lidhje telefonike, Nano vlerësoi se PS po largon vlerat dhe profesionistët, si me rastin Malaj e Islami. Kjo, -tha ai,- është dhe arsyeja që ai do të prishë armëpushimin me PS.

“Të shpjegohemi, kam pritur me shumë maturi që PS të bëjë detyrën opozitare me të gjithë seriozitetin duhur. Dhe nuk kam ndërhyrë në fushatë, jo thjesht për të mos dhënë ndonjë shembull të karakterit Islami, por jam i bindur që vendi ka nevojë për rotacion, por kaq nuk mjafton, duhet ndryshim i madh në axhendën politike dhe tek përfaqësuesit. Ka një filament që nuk duhet të digjet. Largimi i profesionistëve dhe politikanëve nga listat e zgjedhjeve, është një filament i djegur dhe unë këtu thyej çdo armëpushim me PS dhe familjes socialiste që i përkas.
z Malaj është më socialist se unë, më socialist se Edvin Rama dhe Koco Kokëdhima, dhe i pavarur ose jo unë do jem në krye të fushatës së z Malaj për të mbrojtur me gjithë zjarrminë vlerat dhe filamentet që do çojnë Shqipërinë në Europë. Neser ne oren 12:00, me Malaj ne konference shtypi”.

Nano u shpreh se guzhina e Ramës duhet t’i kishte bërë mirë llogaritë.
“Unë besoj se ajo që do të ndodhë është krijimi i një lëvizje të fuqishme që do balancojë konfliktim absurd që po bëjnë palët me njëra-tjetrën me socialistët. Do vijoj angazhimet e mia në dobi të një komuniteti politik. PS mbart vlera prej 22 vjetësh në Shqipëri dhe filamenti që përfaqëson z Malaj nuk mund të lejohet të digjet. Jam i detyruar të pushoj armëpushimin dhe rreshtohem me z Malaj në mbrojtje të filamentit të majtë.

ARBEN MALAJ JASHTË LISTËS SË PS-SË, KANDIDAT I PAVARUR NË VLORË
Ora 22:20 -Një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Socialiste, Arben Malaj është lënë jashtë listës së kandidatëve të PS-së për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Teksa doli nga mbledhja e kryesisë së PS-së, ku iu komunikua vendimi për të mos e përfshirë në lista, Malaj bëri të ditur se do të kandidojë i pavarur në qarkun e Vlorës.

Malaj theksoi se vendimi që e la jashtë listës së PS-së ishte tërësisht individual i kryetarit Edi Rama. “Ky nuk është fundi i karrierës sime. Falënderoj të gjithë përfaqësuesit politikë të qarkut të Vlorës. Nuk kam asnjë problem individual me Ramën. E kam ditur që në momentet e para që lufta që kam bërë për të mos ndryshuar Kushtetutën në mënyrë arrogante, e kam ditur që kur i kam kërkuar PS-së të mos bllokonte funksionimin e Kuvendit. Kur kam nisur një proces për modernizimin e PS, e kam ditur që do kem një çmim për këtë. Nuk më zhduk dot asnjeri nga politika. Vendimi është individual i Ramës. Unë nuk mund të tërhiqem nga detyrimi për t’i shërbyer vendit tim. Njëra nga këto është t’i shërbej si kandidat i pavarur.”- tha Malaj.

“Shumë nga ata që Rama i promovon me parafabrikat, nuk kanë asnjë angazhim dhe kontribut, por thjeshtë që janë të nënshkruar, kishin kohë që dilnin garant se do ta zhduknin Malajn nga politika”- vijoi ai.
Deputeti nuk pranoi tu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, ndërsa paralajmëroi një konferencë për shtyp ditën e martë në orën 12:00.
Po ashtu jashtë listës së PS-së është lënë edhe një tjetër figurë e njohur e PS-së, Arben Isaraj.

LSI PUBLIKON LISTEN ZYRTARE TË KANDIDATËVE PËR DEPUTETË
Ora 20:30-Përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Ylli Manjani dorëzoi në KQZ rreth orës 20:30 listën e 140 kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Manjani theksoi se lista e LSI-së është një listë përfaqësuese, me personalitete të njohur dhe të rinj. Ne listat e LSI mungon emri i perfolur i Shezai Rrokaj.

“Dorëzova listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit në emër të LSI. Është një listë prej 140 personash e konsultuar prej ditësh në forumet drejtuese të partisë. Eshtë një listë shumë përfaqësuese, shumë simpatike, me të cilën LSI futet në koalicionin e Aleancës për Shqipërinë Europiane me gjithë vullnetin për të ecur më shpejt drejt Europës. Kemi ndërtuar një listë përfaqësuese, kemi shumë të rinj, kemi personalitete gra në listë, ashtu siç ka shumë personalitete të tjera në fusha të ndryshme që përfaqësojnë ekipin e LSI. Sot unë i dorëzova këto emra, mezi pres datën 24 që të vi të marr emrat fitues”- theksoi Manjani. 

LISTA ZYRTARE E LEVIZJES SOCIALISTE PER INTEGRIM 

QARKU TIRANE
1. ILIR META
2. KLAJDA GJOSHA
3. LUAN RAMA
4. YLLI MANJANI
5. ARDIT ÇELA
6. ENDRIT BRAIMLLARI
7. KEJDI MEHMETAJ
8. VIRON BEZHANI
9. SOKOL DERVISHAJ
10. BRUNILDA PASKALI
11. DRITAN HYLLI
12. FATIME GOGA
13. LUAN SALLAKU
14. MIRELA MEKO
15. REXHEP BALLMI
16. RUSTEM MURATI
17. ALMA DYRMISHI
18. EDMOND STOJKU
19. ILIR DASHI
20. EDMOND RRUSHI
21. HASAN HOXHA
22. XHAVIT HALILI
23. MALVINA PALUSHI
24. BESNIK HYSENBELLI
25. PARIT XHIHANI
26. ERIOLA HYSENI
27. EDUART TAFAJ
28. REDI BERBERI
29. MATILDA TYLI
30. MAKSIM LULO
31. RIGERT XHARRI
32. ERIONA BIXHA

QARKU ELBASAN
1. EDMOND HAXHINASTO
2. BUJAR KLLOGJRI
3. MIRANDA RIRA
4. SHKELQIM ELEZI
5. KASTRIOT BELSHI
6. DASHAMIR XHIKA
7. EDLIRA ÇEKREZI
8. ALTIN IDRIZI
9. REXHEP BIÇA
10. FLORIKA TUKA
11. ZENUN BULLARI
12. RUDINA MITA
13. KLAUDIA KRASNIKA
14. VEIZ BOJA
15. BEHAR ALMETA
16. AGRON ROKA

QARKU BERAT
1. NASIP NAÇO
2. GLEDJON REHOVICA
3. SELFO KAPLLANI
4. SILVA CAKA
5. LEFTER KUQO
6. VALBONA PAPA
7. MIMOZA VELIKO
8. EMILJANO KAMSI

QARKU VLORE
1. SHKËLQIM SELAMI
2. FLAMUR ÇELAJ
3. KATINA GOGO
4. KASËM CENAJ
5. THODHORI SHIA
6. LUÇIANA KOPRENCKA
7. KLAJDI MATI
8. DIANA MURATI
9. JUNA HOXHAJ
10. KAMBER ZAIMAJ
11. APOSTOL QIRKO
12. BEQIR KASHURI

QARKU SHKODER
1. AGRON ÇELA
2. NORA MALAJ
3. ARTAN BUSHATI
4. SAJMIRA LAÇI
5. RIDVAN HEBAJ
6. EDI SMAJLAJ
7. SENAD HALLUNAJ
8. LUMTURI HOXHA
9. ARJANA VISHNJA
10. MERITA SMAJAJ
11. ALEKSANDER SHYTANI

QARKU LEZHE
1.MONIKA KRYEMADHI
2.PETRIT GJONI
3.GJOK BUNA
4.BIB GJOMARKAJ
5.EDMOND PIROLI
6.ERISI ZAIMI
7.PRENDA SEJDIA

QARKU KUKES
1. APOSTOL GOÇI
2. QEMAL ELEZI
3. PELLUMB BARDHOSHI
4. UKË CAMAJ

QARKU KORCE
1. PIRO KAPURANI
2. MIMOZA GUSHO
3. ARBEN MALO
4. PETRIKA LAME
5. JORIDA ROMAÇKA
6. SOKOL VAKO
7. FLOALDA STRATI
8. PALI KRISTO
9. ARSIDESA HYSI
10. ZAMIR DEMIRAJ
11. AFERDITA SULEJMANI
12. GURI MEKO

QARKU DIBER
1. PËRPARIM SPAHIU
2. AGIM HYSA
3. LUTFIJE META
4. MELAIM DAMZI
5. OLSA SHATKU
6. AGRON DACI

QARKU DURRES
1. LEFTER KOKA
2. EDMOND PANARITI
3. BUJAR DERVENI
4. KRISTO HUTA
5. EDMOND LALA
6. HYSEN LLACA
7. ERMION ARAPI
8. SILVANA MAKSUTI
9. HAJRI NUHU
10. ILIR MEMKO
11. MERITA KUÇI
12. KLODJANA PASHKAJ
13. ERMIRA KOÇI

QARKU FIER
1. PETRIT VASILI
2. ROBERT BITRI
3. ORNELA ZONJA
4. ARDIAN ALUSHI
5. ALBERT SANXHAKU
6. FREDERIK ÇUKO
7. ELINOR SHANI
8. ARBEN ÇUKO
9. AGIM RRASA
10. BARDHI MELI
11. FERDINAND DOKSANI
12. DONIKA CANAJ
13. MAJLINDA KOÇIU
14. SEMELA HOXHA
15. BESMIR GROPA
16. ANILDA ALIAJ

QARKU GJIROKASTER
1. VANGJEL TAVO
2. RESHAT ZIKA
3. SHPETIM SPAHIU
4. ZAMIRA RAMI
5. EDIOLA BRAHA

ALEANCA KUQ E ZI DOREZON NE KQZ LISTEN E KANDIDATEVE
Ora 20:20- Aleanca Kuq e Zi dorëzoi rreth orës 20:45 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputetë. Kryetari Kreshnik Spahiu kryeson listën në Tiranë. Aleanca Kuq e Zi vendosi të garojë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit.
Përfaqësuesi ligjor i Aleancës Kuq e Zi konfirmoi se zoti Myslym Pashaj nuk është në listën e AK-së, por siç tha ai vijon të jetë pjesë e Aleancës Kuq e Zi.

LISTA ZYRTARE E ALEANCES KUQ E ZI 

QARKU TIRANE
1. KRESHNIK SPAHIU
2. FATMIR GJUZI
3. LUMTURI RATKOCERI
4. ARBEN DERVISHI
5. REDI RAMAJ
6. EDMIR DYMLEKU
7. ALBAN DACI
8. ERION GJERGJI
9. ASIJE KOPRENCKA
10. AUGENT XHAFERAJ
11. ILIR LAKU
12. SHKELZEN NEZAJ
13. BESNIK KOCI
14. MATILDA LACI
15. NURISH KOLA
16. SENA TARELLI
17. INDRIT DEDEJ
18. KLEVIS MURATI
19. HARBI ALIAJ
20. JONID SULA
21. ATHINA NACI
22. HYSEN HUSHA
23. OLIANA AJAZI
24. ONELDA MELE
25. DALLENDYSHE MEÇA
26. BUJAR DORZI
27. JULJAN TEREZIU
28. ADRIANO KADRI
29. MARINELA FECI
30. SULLTANE LERA
31. ROZA HASA
32. ALTIN JANO

QARKU ELBASAN
1. ASLLAN MUSTA
2. AIDA SOKOLI
3. MYSLIM KARRIQI
4. BEKIM ADILI
5. KOCI ZHUPANI
6. ERVIST RAMA
7. MONDI KURTI
8. ILDA HYSENBELLI
9. ENVER HIDRI
10. ETLEVA BRAGJECI
11. GERTIAN HARECARI
12. IVLINA MIZA
13. GENTIAN QOSJA
14. ORJELA SULEJMANI

QARKU GJIROKASTER
1. MUHAREM GUÇE
2. ZAÇE ISLAMI
3. MIMOZA HODAJ
4. VIOMENT KARAGJOZI
5. ILIA PETRO

QARKU DIBER
1. NAIM MUÇA
2. GERDIAN BRAHILIKA
3. MALIQEISKURTI
4. LAIM MANARKOLLI
5. NEZIR KETA
6. DRITA DISHA

QARKU DURRES
1. LISEN BASHKURTI
2. REZARTA ELEZI
3. ARDIAN NDREU
4. ELONA MINA
5. STEFAN ÇERRI
6. GEZIM HASA
7. ILIR VASILI
8. SOKRAT ALLAMANI
9. IRENA MNALLA
10. QEMAL HAXHI
11. JETMIR HAXHILLARI
12. JORILDA MERSIN
13. KLAUDIO TENGU

QARKU FIER
1. ALTIN DAUTI
2. LULE CILI
3. ADRIATIK LEKA
4. ERJON KOTORI
5. ERMAL SALIAJ
6. ENEIDA HOXHA
7. EVIS HASANBELLI
8. ILIRAN KALEMI
9. RAJMONDA CELA
10. NEXHMIJE ZYKA
11. AGIM GREMI
12. ENVER MYFTARI
13. HAMZA SHERJA
14. ALDO PEQINI
15. DHURATA KORRESHI
16. ERGYS IBERSHIMI

QARKU LEZHE
1. JULIAN KOLA
2. RIVELINO ISMALAJ
3. MARINELA PRENDI
4. JETNOR SHERRI
5. PAL BIBA
6. DEDE BUKAQEJA
7. MARIE SEFGJINI

QARKU KORCE
1. KRISTI ANDONI
2. REDI ORGOCKA
3. NERTILA SULENJI
4. JONADER AGOLLI
5. EDISON SULENJI
6. SENTILJANA SINO
7. OLGER MANCE
8. ABIDIN MASLLAVICA
9. EJONA PAHO
10. EART KETI
11. GJERGJ JORGAQI
12. EDMIR XHABEU

QARKU KUKES
1. MISIN BRAHA
2. HALIL KAMBERI
3. JOLANDA SULA
4. ALFRED ISEBERI

QARKU SHKODER
1. BLEDAR METI
2. ORMIR BERDICA
3. VALBONA SAKEJ
4. FRAN PAJA
5. GJERGJ DUSHKJA
6. KLODJANA BERDICA
7. SHAQIR HYSA
8. SOKOL NIKOLLA
9. FLUTURA BYTYCI
10. ALEKSANDER LULA
11. FATBARDH IDRIZI

QARKU VLORE
1. ADRIATIK LAPAJ
2. ANILA AHMATAJ
3. ARJAN ZYKA
4. ANILA HITAJ
5. FLORIANT MUHO
6. NAJADA GJIKSANA
7. YLLI HASKA
8. ULJANOVA GJONAJ
9. PANAJOT LLOJI
10. PJERINA MINGA LAME
11. KADRI SERJANI
12. ALPIN SKENDAJ

QARKU BERAT
1. MARGARITA KOLA
2. RUHIJE BOBO
3. ERION MELENGU
4. ASQERI CELA
5. DRITAN SHALLARI
6. ALTIN MALAJ
7. STILIANO BODE
8. DHIMITRAQ SINJARI

ZGJEDHJET, PRITET PUBLIKIMI I LISTAVE TË KANDIDATËVE. JA EMRAT E ORËVE TË FUNDIT
Ora 07:20 - Në selinë e PS-së problemi i kryetarit Edi Rama ka qenë përcaktimi i emrit të nënkryetarit të grupit, Erjon Braçe. Ai i ka ofruar kandidimin në Fier dhe në Tiranë, por Braçe nuk ka pranuar të largohet nga Berati. Ndërkohë është fiksuar emri i Arben Malajt në Vlorë, ndërsa ai i Namik Dokles në Tiranë e pikërisht në Krujë, në vend të Eglantina Gjermenit, e cila konkurron këtë herë në listën e Fierit. Burimet nga PS konfirmuan dje se nuk bëhet fjalë për përfshirjen në këto lista të emrave të njohur nga LSI, por bëhet fjalë për dy-tre emra, jo të njohur mirëfilli si aktivistë të LSIsë. Deri mbrëmë vonë është diskutuar për futjen në listë të këngëtares Besa Kokëdhima ose të Brixhida Kokëdhimës, në listën e kandidatëve të Vlorës. 

Vetë kryetari socialist, Edi Rama ka përcaktuar tashmë kandidimin si i pari në listën e Vlorës. Nga ana tjetër, të njëjtat burime thanë se dje janë thirrur nga kryetari i PS-së disa nga deputetët që nuk do të rikandidojnë. Kështu, Marko Bello ka mësuar dje që nuk do të jetë në listë, Eltar Deda, deputeti i Vlorës gjithashtu. Ndër emrat që nuk do të jenë më në listë janë edhe Shega Ligori, Alfred Dalipi, Pirro Lutaj, Agim Leka, Skënder Hasa, Ilir Bejtja, por edhe Arben Isaraj. Ishte parashikuar që deputetët të prezantoheshin sot, në një konventë në Pallatin e Kongreseve, por nuk ka pasur asnjë lajmërim dje për një aktivitet të tillë. Ndërkohë pritet që para dërgimit të emrave në KQZ, Rama t'i konsultojë edhe me kryesinë e partisë. 

E DJATHTA 
Tashmë edhe kryeministri e njëherësh kreu i PD-së, Sali Berisha ka fiksuar shumicën e kandidatëve të listës së koalicionit të djathtë. Ai konfirmoi se vetë do të kryesojë listën e qarkut të Tiranës, ndërkohë që u përcaktuan edhe pjesëmarrja e 3 deputetëve socialistë, Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli e Asllan Dogjani në listat e PD, përkatësisht në qarqet e Tiranës, Lezhës e Kukësit. Ndërkaq, Topalli do të kryesojë listën e Shkodrës, Olldashi në Fier e Bode në Korçë. Ai që deklaroi publikisht largimin, një ditë më parë ishte anëtari i Këshillit Kombëtar, Besnik Jaku, që akuzoi lidershipin e Partisë Demokratike për mosfunksionim të strukturave drejtuese të partisë, marrjen peng të saj nga një grup i caktuar njerëzish dhe mostransparencë në vendimet politike, duke përfshirë edhe listat e zgjedhësve. Burime brenda PD-së bëjnë të ditur se Eduard Selami do të kandidojë në njësinë nr. 2 dhe prej ditësh ai ka filluar takimet me zgjedhësit kryeqytetas. Një tjetër prurje e re në listën e demokratëve është kandidimi në zonën e 'Kombinatit' të ish-kreut të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, i cili edhe ai ka nisur fushatën elektorale në kryeqytet. Nënkryetarja e bashkisë, Jorida Tabaku, është një tjetër emër i ri për PD-në, e cila do të kandidojë një njësinë elektorale nr.8. Po ashtu mësohet se në Tiranë do të rikthehet për të kandiduar edhe deputeti aktual i qarkut të Lezhës, Edi Paloka. Gjithsesi, sot konfirmohen edhe zyrtarisht të gjithë kandidatët për deputetë të kampeve kryesore politike.

(m.a/er.nu/d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Listat, Meta: Berisha po tenton të bëjë diversion brenda opozitës Zgjedhjet, sot afati i fundit për dorëzimin e listave në KQZ KQZ regjistron Dritan Priftit si kandidat i pavarur në Qarkun e Fierit: I plotëson kriteret Listat e kandidatëve, Sequi: Presim përfaqësimin prej 30% të femrave AK, Spahiu: Në zgjedhje me 140 kandidatë, unë përballë Berishës në Tiranë “Largimi i Malaj’, Nano: Thyej armëpushimin me PS, ndihmoj Arbenin për fitore në Vlorë VIDEO: Listat e kandidatëve plot surpriza, LSI zyrtarizon kandidatët