Xabi Alonso tremb skuadren e Liverpool pasi ka dhene nje sinjal te dyshimte nga Afrika e Jugut ku ndodhet me kombetaren e Spanjes per Kupen e Konfederatave.

“Do te te vinte keq nese nuk do ishe pjese e Lverpool-it per sezonin e ardhshem?” e ka pyetur nje gazetar mesfushorin spanjoll, i cili eshte pergjigjur, “Nuk mund t’i jap asnje pergjigje kesaj pyetjeje”. Ky koment ngre nje pikepyetje te madhe per te ardhmen e lojtarit te Liverpool qe rrezikon te humbase edhe mesfushorin argjentinas, Javier Mascherano.

Xabi Alonso eshte nje nga objektivat kryesore te Real Madrid tashme qe Perez ka siguruar firmen e dyeshes Kaka-Ronaldo. Nga ana tjeter, Mascherano ndiqet prej kohesh nga Barcelona qe kerkon nje shkaterrues per mesfushen e brishte katalanase.