Kapiteni i Liverpool Steven Gerrard do te qendroje nje muaj larg fushave per shkak te nje demtimi ne kofshe.

Gerrard u demtua gjate ndeshjes se djeshme miqesore qe Anglia luajti ndaj Frances.

Mjeku i Liverpool Peter Brukner tha Steven u demtua dje dhe vizitat e para tregojne qe nuk eshte nje demtim i vogel. Mund te qendroje pa luajtur per 3 ose 4 jave.

Gerrard parashikohej te luante vetem nje ore ndaj Frances por ne fakt qendroi ne fushe gati 90 minuta.

Dje pati disa rrethana te cilat bene qe Gerrard te luante me shume se sa do te donim ne stafi i Liverpool dhe kjo na zhgenjeu paksa. Nuk kemi cfare te bejme. Tani duhet te punojme qe Gerrard te kthehet sa me shpejt ne fushat e lojes theksoi Brukner.