Merkato e kesaj vere vijon te kete si teme te nxehte Barcelonen, e cila pas transferimit te Neymar eshte vene ne levizje per te gjetur pasuesin e tij.


Keshtu ne listen e kandidateve u lakuan emra te ndryshem per te cilet, katalanasit perpiluan oferta konkrete. E tille ishte edhe ajo per Philippe Coutinho te Liverpoolit, por ashtu siç raportojne te perditshmet me te medha sportive europiane, The Reds e kane refuzuar ne menyre kategorike oferten prej 100 milione eurosh te katalanasve per brazilianin. Ne te vertete trajneri Jurgen Kloop i kishte paralajmeruar drejtuesit e Barcelones qe te ruanin energjite duke mos u lodhur me tratativa per 25-vjeçarin, sepse ai nuk do te jete zevendesuesi i Neymar ne Camp Nou.


Pas refuzimit te anglezeve Barcelona tani e kthen fokusin ne nje tjeter kandidature, tek Ousmane Dembele, sumluesi 20-vjeçar i Borussias se Dortmundit, qe siç raporton e perditshmja Bild pas bisedimeve qe vet lojtari ka pasur me drejtuesit e Barcelones, ka rene dakord per transferimin ne Camp Nou, per te mbushur keshtu boshllekun e krijuar nga braziliani Neymar. Gjithsesi, ende asgje nuk eshte percaktuar sepse tashme ne lufte per sherbimet e francezit Dembele, duket se kane vendosur qe te hyjne edhe Los Blancos. Mbetet ende per tu pare se çfare do te ndodhe por vete futbollisti sipas asaj qe raporton dhe Bild, nuk deshiron te vijoje me karrieren e tij te verdhezinjte dhe i ka kerkuar klubit shitjen tek Barcelona.


10 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)