Nga Express më 06 mars 2011 në ora 18:08

Liverpool është i interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Fernando Gago, kanë njoftuar mediet angleze të dielën. Ylli argjentinas nuk zë vend në planet e Jose Mourinhos dhe pritet të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.



Ish-klubi i tij Boca Juniorsit dhe Milanit janë përmendur si destinacione të mundshme, mirëpo besohet se Gago preferon të provohet në Premierligë. Real kërkon 10 milionë funte për Gagon, por Liverpool nuk ofron më tepër se 8 milionë funte.